Mendoni që flokët ngjyrë hiri janë jashtë modës? Mendoni përsëri

"Këtë sezonë do shohim një vazhdueshmëri të femrave duke i mirëpritur flokët me ngjyrë hiri", thotë James Pryce, stilist ekspert. Jo vetëm se do i mirëpresim flokët e thinjura por edhe do i imitojmë ato me ndihmën e ngjyrave.

Qoftë po kërkoni të arrini nivel tjetër të platinumit apo thjesht të përqafoni të thinjurat natyrale, ka disa gjëra që duhet ti dini para se të vendosni për ngjyrën hiri.

Si të fitoni flokë me ngjyrë hiri:

Paralajmërim për të gjitha brunet: kjo nuk do të jetë e lehtë për ju...

"Në mënyrë që të fitoni flokë me ngjyrë hiri, ju duhet ti zbardhni ato duke arritur ngjyrë të bardhë dhe pastaj të përdorni  ngjyrë hiri" thot Siobhan Jones.

Nëse dëshironi që të fitoni ngjyrë hiri deri tek rrënja e flokut tuaj, përgatituni për një djeg'je të lehtë të shkaktuar nga zbardhuesi. "Të gjithë duhet të dijnë që për të arritur këtë ngjyrë, ju duhet të përdorni zbardhues, gjë e cila do ju dëmtojë qimen dhe ta dobësojë atë".

Për fat të mirë, kjo ngjyrë shkon shumë me flokë të shkurtëra, por nëse dëshironi të mbani gjatësinë e flokut tuaj, duhet të siguroheni që po përdorni produktet më kualitative. Kërkoni nga stilisti të kontrollojë ndjeshmërinë e flokut para se të filloj me ngjyrosje.

Gjithashtu, do ishte mirë nëse ju kujdeseni mirë me anë të maskave për flokë pas ngjyrosjes, si dhe tretmaneve të rregullta të saloneve.

 

Burimi: glamourmagazine.co.uk

UNI Cosmetics Blog i dedikohet tërësisht promovimit të temave rreth flokëve, grimit, thonjve, trupit, modës dhe shumë temave të tjera edukative. Të gjitha temat, videot, fotot realizohen me një përkushtim të madh, duke angazhuar profesionistë nga secila fushë, me qëllim që t’ju ofrojmë një udhëzues për stilin tuaj të përditshëm!