Çfarë është manikyri me thonj akrili?

Nëse jeni admirues i thonjëve me maje, me gjasa që jeni admiruese e thonjëve akril, dhe nuk ju fajsojmë pasi që thonjët akril janë mënyra e vetme që manikyri juaj të zgjasë për një kohë më të gjatë pa u thyer.

Çfarë është manikyri me thonj akrili? A shkakton dëmtim të thonjëve? Sa zgjat manikyri i thonjëve në krahasim me llakun e zakonshëm të thonjëve?

Çfarë është manikyri me thonj akrili?

Thonjët akril janë zgjatje artificiale të thonjëve të vendosura mbi thoin natyral. Kjo mund të bëhet për t'iu përshtatur formës së thoit tuaj apo për ta zgjatur atë. Ato janë të përsosura për njerëz që dëshirojnë thonj të gjatë por nuk munden ti rrisin thonjët e tyre dhe kanë thonj të dobët që iu thyhen lehtë.

https://www.instagram.com/p/BjJOR7Ej1Ta/?utm_source=ig_embed

Si aplikohen thonjët akril?

Përdoret një përzierje e lëngut dhe pluhurit për të krijuar një shtresë të fortë mbrojtëse në thonjët natyral duke i bërë ato më të gjatë dhe më të fortë.

Për sa kohë mund ti mbani ato?

Thonjët akril mund ti mbani për një kohë të gjatë përderisa kujdeseni që ti rifreskoni çdo 2-3 javë. Një këshillë është ti largoni thonjët akril në tërësi çdo 3 muaj, në mënyrë që ti lejoni thonjëve tuaj natyral të qetësohen.

https://www.instagram.com/p/BaU2pLnFGYL/?utm_source=ig_embed

Si duhet të kujdeseni për thonj akril në shtëpi dhe të zgjasni qëndrueshmërinë e tyre

Shumica e njerëzve zgjedhin thonjët akril në mënyrë që të arrijnë thonj natyral më të fortë por ata nuk e dijnë që thonjët akril i dobësojnë dhe dëmtojnë thonjët natyral. Për të zgjatur qëndrueshmërinë e thonjëve, përdorni doreza gjat punës me ujë dhe produkte të lëngshme, gjithashtu ju duhet të përdorni vaj për kutikula për mirëmbajtjen e shtratit të thoit dhe kutikulave.

 

Burimi: womansworld.com

UNI Cosmetics Blog i dedikohet tërësisht promovimit të temave rreth flokëve, grimit, thonjve, trupit, modës dhe shumë temave të tjera edukative. Të gjitha temat, videot, fotot realizohen me një përkushtim të madh, duke angazhuar profesionistë nga secila fushë, me qëllim që t’ju ofrojmë një udhëzues për stilin tuaj të përditshëm!