Zgjedhja e nuancës nudo mund të jetë vërtetë një përzgjedhje e qëlluar ose e humbur. Keni shkuar ndonjëherë në një salon për rregullim të thonjve dhe befas keni përfunduar me zgjedhje të gabuar dhe që tani ju vie keq t’i thuani se nuk ju pëlqen? E pra, këto situata të sikletshme të gjithëve na kanë ndodhur. Apo keni menduar që më mirë t’i lyeni thonjtë në kushte shtëpie? Po, besojmë se kështu është më mirë.
Pra, cila është nuanca më e përsosur dhe e parrezistueshme që mund ta kërkoni? Është nuanca nudo nga brendi i llakut të thonjve ‘Essie’ – Topless&Barefoot.
Essie ka zbuluar në Instagram se llaku i thonjve nudo është vlerësuar si më i kërkuari dhe preferuari i vitit dhe kërkimi i tij u rrit për 796%. A është vërtetë kjo befasuese?
Nuanca bezhë – rozë është përzgjedhja që nuk mund të gaboni aspak dhe përshtatet me të gjitha tonet e lëkurës, andaj të posedoni një nuancë të tillë është vërtetë një mrekulli për të gjitha kombinimet e veshjes suaj.
Burimi: look.co.uk