Çdo vit dalin tendenca të reja të aplikimit të grimit dhe pothuajse gjithnjë e më shumë bëhen të popullarizuara. Por, kjo nuk nënkupton se kjo mënyrë e aplikimit të grimit mund t’i përshtatet gjithkujt. Në vazhdim po ju paraqesim disa truke që nuk duhet ti zbatoni sa i përket grimit.
- Hijëzim i ekzagjeruar i syve “smokey eyes”
Teprimi i grimit nuk ju bën aspak tërheqëse, andaj edhe nëse e ekzagjeroni me hijëzimin e syve nuk do të dukeni aspak tërheqëse, përkundrazi krijoni efekt të pështirë.
Buzëkuqi i jep freski buzëve tuaja, mirëpo nëse i bëni ato jonatyrale, atëherë nuk keni arritur asnjë efekt. Nëse i vizatoni apo kufizoni duke i zmadhuar përtej linjave natyrale, do të dukeni sikur një palaço i vërtetë.
- Qerpikë artificialë
Këto lloje qerpikësh janë shumë të mirë për të shtuar elegancën dhe efektin dramatik në tërë grimin tuaj, por teprimi mund të jetë katastrofik. Shumica e femrave e kanë tejkaluar kufirin duke shkuar në ekstrem saqë i bën ato të duken si mos më keq. Mundohuni të qëndroni kah më natyralja dhe përzgjedhni një lloj që i thekson sytë tuaj, pa u tepruar fare.
- Vetulla shumë të holla
Një palë vetulla të mira mund të shtojnë bukurinë tuaj, ndërsa heqja dhe formësimi jo i duhur i tyre mund të shkatërrojë komplet paraqitjen tuaj. Mundohuni mos të holloni shumë vetullat, sepse duken shumë artificiale, përkundrazi mbani më të plota dhe sa më natyrale.
- Nxierje artificiale e lëkurës
Ngjyra e errët e fituar nga rrezet e diellit është mëse e dëshiruar, mirëpo nëse përdorni produkte për nxierje artificiale, atëherë sigurohuni që t’ia përshtatni tonit të lëkurës suaj, sepse një nuancë portokalli apo shumë e kaftë, ju bën të dukeni jo-këndshëm madje tmerruese.
- Grim vampiresk
Përderisa nëpër kopertinat e revistave të modës apo pasarelave ky lloj grimi mund të funksionojë, mirëpo në jetën reale duket shumë vullgare dhe jo e hijshme. Ky lloj grimi aspak nuk preferohet në përditshmëri, përveç faktit që dukeni më të moshuar ju rrezikoni të merrni pamje të vrazhdë.
Ja disa këshilla bukurie si të bëni ndryshim dhe të dukeni e mrekullueshme në çdo aspekt:
- Qëndroni sa më natyrale
- Përdorni grim minimal
- Theksoni tiparet tuaja më të mira
- Dhe, sigurisht keni vetëbesim!
Nëse i përmbaheni këtyre këshillave të bukurisë, padyshim që këto do jenë çelësi i një bukurie të vërtetë!
Burimi: brightside.me