Ngjyra tërheqëse për flokë që përkojnë me pranverën

Bjonde nirvana

Image result for Nirvana Blonde

Nuk ka dyshime për pamjen e mrekullueshme të Sofia Butellas në nuancën e inspiruar nga vitet 90`. Bjonde misër i mëndafshët me një shtresë të kafes së hirtë, së bashku me aurën rokere dhe me shkathtësinë e theksimit apo errësimit, mund të përshtaten për çdo ngjyrë të lëkurës.

Kanellë e pluhurosur

Fije shumë të holla të së verdhës së ndritshme u ndihmon kaçurreleve të tregojnë dimensionin e tyre. Kjo ngjyrë përshtatet me kaçurrele të ngrohta ngjyrë kafe si Issa Rej .

Rozë mjaltë

Pak dredhëz i sjell bjondet dimërore në një sezon tërësisht të ri. Ngrohtësia e kuqalasheve e ndez ngjyrën e fytyrës me nëntone ngjyrë rozë si Debora An Uoll.

Kakao e ngrohtë

Jepni fijeve të flokëve mahagon një stolisje pranverore duke i lyer nga mesi në skaje me çokollatë qumështi dhe karamel.

Nudo neutrale

Tonet e akullta i kanë sunduar bjondet disa sezona me rradhë, mirëpo nuancat e zallit sikurse Saorsi Ronan, i japin pamjes një efekt pranveror.

Moka

Edhe ngjyrat më të errëta mund të duken të thjeshta nëse nuk i shtoni variacione të vogla që i theksojnë. Këtë sezonë provoni theksim të butë me ngjyrë gështenje që të bëni sytë kafe të theksohen më shumë.

Bakër i vërtetë

Kush thotë se bjondet janë më të mira? Këtë sezon, kuqalashet janë fituese, posaçërisht me nuancat e bakrit sikurse Xhesika Shestejn.

 

Burimi: glamour.com

UNI Cosmetics Blog i dedikohet tërësisht promovimit të temave rreth flokëve, grimit, thonjve, trupit, modës dhe shumë temave të tjera edukative. Të gjitha temat, videot, fotot realizohen me një përkushtim të madh, duke angazhuar profesionistë nga secila fushë, me qëllim që t’ju ofrojmë një udhëzues për stilin tuaj të përditshëm!