Stilimi i flokëve gjatë aktiviteteve sportive

Kur përgatiteni për palestër, gjëja e fundit që dëshironi të bëni është të shqetësoheni për faktin se si të stilizoni flokët tuaj. Por, ju nuk dëshironi të dukeni as e papërshtatshme dhe jo-këndshëm! Ja disa ide të stilimit të flokëve tuaj që ju bëjnë të dukeni e përsosur edhe në palestër.

  1. Një kapje e flokëve gjysmë e çrregullt lart dhe gjysmë te poshtë, është një mënyrë e shpejtë dhe e lehtë për të larguar flokët nga fytyra gjatë stërvitjes.
  2. Një punxh i çrregullt paraqet një stilim ikonik për stërvitje si dhe duket mjaft bukur gjatë kryerjes së detyrave apo obligimeve para ose pas palestrës.
  3. Ky bishtalec i lëshuar te poshtë duket aq elegant po edhe aq sportiv.
  4. Një gërshetë anësore do t’i mbajë flokët e mbledhura në një vend gjatë stërvitjes suaj dhe nuk do të ju pengojnë aspak.
  5. Ky punxh është paksa më i lëshuar dhe ju bën të dukeni e përsosur nëse dilni për shoping apo për drekë para palestrës.
  6. Këto gërsheta të ngushta janë të shtrënguara mirë për fytyre dhe nuk do të ju pengojnë flokët nga fytyra, për më tepër do të dukeni aq bukur dhe moderne!
  7. Një tjetër lloj punxhi super i lehtë por shumë i lezetshëm për pamjen tuaj.
  8. Gërshetat janë aq të pëlqyeshme dhe i përshtaten secilit stilim flokësh, duke ju bërë të dukeni e përsosur në pamjen tuaj.
  9. Nëse jeni në ndonjë vrapim apo ecje të shpejtë, mos u shqetësoni për flokët tuaj! Thjeshtë lidhni nga prapa bishtalec të vogël më të lëshuar.

Një bishtalec i futur nën kaçketë bejzbolli duket mrekullueshëm dhe sportiv për një stërvitje tuajën.

 

Burimi: shefinds.com

UNI Cosmetics Blog i dedikohet tërësisht promovimit të temave rreth flokëve, grimit, thonjve, trupit, modës dhe shumë temave të tjera edukative. Të gjitha temat, videot, fotot realizohen me një përkushtim të madh, duke angazhuar profesionistë nga secila fushë, me qëllim që t’ju ofrojmë një udhëzues për stilin tuaj të përditshëm!