Një letër dashurie për ngjyrat më të mira për buzë Berry

Nëse do të kishit përcjellur evolucionin e buzëkuqit tim, ju do ta shihnit që, sa isha adoleshente, kam filluar ta përdori buzëkuqin ngjyrë rozë të ngrirë duke bërë një pauzë me të kuqen (L’Oreal’s “British Red Coat”) gjatë fazës së ndjeshmërisë gotike, dhe nga fillimi i viteve të 20-ta, isha shumë e përkushtuar, si gjithë të tjerët, në buzëkuqin e viteve 90 me nuancë të përzier të kuqe dhe ngjyrë kafeje. (Shënim anësor: para se ta kuptoja se kreditë për bukuritë e revistave ishin kryesisht të rreme, unë ndiqja çkado që Cameron Diaz përdorte në ballinën e shtatorit të vitit 1998 të Jane Magazine.) Por, deri diku në mes të viteve 20-ta, më përshtatej nuanca e manaferrës së kumbullës, dhe aty pata qëndruar. Për të gjitha qëllimet, mu bë nuanca kryesore e jetës sime. Është ajo që më bën të ndjehem më së miri dhe të cilën e aplikoj si test përfundimtar kur provoj diçka në dhomën e rrobave dhe më duhet të di kur artikulli integrohet plotësisht me mua.

Ndryshe nga nuanca e kuqe apo e zhveshur, nuanca beri nuk më është dukur nga ato nuancat të cilat dukeshin trendi, apo është aq klasike dhe e dashur univerzalisht sa që e bën të tërë kolekcionin t’i kushtohet asaj. Në fakt, dukej pakëz si nuancë jo shumë e preferuar, njëra të cilën syri e kërkonte në vargun e buzëkuqit për të parë nëse më e mira ishte edhe më e përshtatshmja. Si çdokush që ka nuancën e saj të preferuar, unë i kam grumbulluar një mori syresh dhe i mbaj disa lloje në çantën time. Shoqja ime Katherine është njejtë e përkushtuar në ngjyrën e buzëkuqit dhe tani është bërë nuanca e jonë, të cilën një ditë filluam ta quanim si “beri ëndërruese”. Kjo nuancë është zëvendësim për nuancën jo shumë të kuqe, jo shumë të errët jo shumë fushia, por vetëm atë nuancë të lavdishme që përputhet me nuancën rozë bozhuri. (nuk është koincidencë që ne të dyjat i kemi përdorur Rebel MAC në dasmat tona).

Pas peripecive të shumta, këto janë ato që e bëjnë listën tonë përfundimtare:

 

 

 

Burimi: fashionmagazine.com

UNI Cosmetics Blog i dedikohet tërësisht promovimit të temave rreth flokëve, grimit, thonjve, trupit, modës dhe shumë temave të tjera edukative. Të gjitha temat, videot, fotot realizohen me një përkushtim të madh, duke angazhuar profesionistë nga secila fushë, me qëllim që t’ju ofrojmë një udhëzues për stilin tuaj të përditshëm!