Maskat e fytyrës

Kujt nuk i pëlqen të vendosë një pëlhurë dhe të mbulojë fytyrën me një maskë që supozohet t'ju bëjë të dukeni më të rinj dhe të shtrëngojë poret tuaja? Gjithçka që duhet të bëni është të uleni dhe të relaksoheni dhe maska i bënë të gjitha, apo jo? Por çfarë ndodh nëse e mbani atë për një kohë të gjatë? Të gjitha maskat e fytyrës kanë një kohë të rekomanduar të përdorimit, veçanërisht maskat që përmbajnë kimikate si acidi glikolik. Por a është e rrezikshme ta lini të qëndrojë në fytyrë për më shumë seç duhet apo mund të arrini rezultate më të mira? Dermatologja nga Uashington, Dr. Elizabeth Tanzi tregon nëse ky proces mund të jetë i dëmshëm për lëkurën tuaj.

Në shumicën e rasteve, lënia e një maske më gjatë se sa rekomandohet nuk është e dëmshme, është thjesht e panevojshme”, thotë Dr. Tanzi. “Megjithatë, nëse maska përmban acide glikolike, atëherë duhet hequr sipas rekomandimit, sepse mund të shkaktoj acarime të shkallës mesatare apo shkallës së rëndë. Acarimi i lëkurës rritet varësisht sa më gjatë e lini maskën, veçanërisht për njerëzit me lëkurë të ndjeshme. Në fakt, nëse keni lëkurë sensitive, unë do të rekomandoja të bëni një 'pikë testimi' për disa minuta në një zonë të vogël të fytyrës. Zakonisht, acidi glikolik rekomandohet ta mbani në fytyrë për 15-30 minuta, maksimumi.

Dr. Tanzi rekomandon gjithashtu të jeni të vëmendshëm edhe për përbërësit si acidi laktik dhe salicilik. "Së bashku me acidin glikolik, këto mund të jenë përbërësit më irritues për lëkurën. Nëse jeni të shqetësuar për përdorimin maskave apo ndonjë irritim të mundshëm, është mirë që fillimisht të konsultoheni me dermatologun tuaj," thotë ajo. Maskat e fytyrës pa acide, si maskat me produkte ushqimore që mund të bëni në shtëpi, mund të lihen për kohën e rekomanduar ose pak më shumë, pa asnjë shqetësim se do të dëmtojnë lëkurën tuaj.

Burimi: Beautylish.com

UNI Cosmetics Blog i dedikohet tërësisht promovimit të temave rreth flokëve, grimit, thonjve, trupit, modës dhe shumë temave të tjera edukative. Të gjitha temat, videot, fotot realizohen me një përkushtim të madh, duke angazhuar profesionistë nga secila fushë, me qëllim që t’ju ofrojmë një udhëzues për stilin tuaj të përditshëm!