Nëse dëshironi efektin e një ngjyrosje të flokut pa angazhim, një shkëlqyes floku ëshë shoku juaj më i mirë.
Çfarë është shkëlqimi i flokëve?
Shkëlqyesi është një tretman i përkohshëm i cili ndihmon në shëndetin e flokut dhe hijen e tyre. “Shkëlqyesit zakonisht ndihmojnë me shkëlqim dhe barazimin e toneve” thot Javier. Varësisht nga ajo që dëshironi të arrini, mund të arrini çdo gjë”.
Cilat janë llojet e ndryshme të shkëlqyesit?
“Shkëlqyesi semi permanent është zakonisht një produkt profesional- pigment i përzier me zhvillues. Ngjyrat direkte thjesht kanë pigment të pastërt që njollosin flokun” thot Javier. “Ekzistojnë disa lloje të shkëlqyesve të flokëve, varësisht nga ngjyra juaj. Nëse floku juaj është më i hapur apo më i errët, ajo përcakton se sa herë duhet të përdorni shkëlqyesin”.
A munden shkëlqyesit të përdoren si alternative e ngjyrave?
“Po sigurisht” thotë Javier. “Nëse nuk keni qime të thinjura, ka mënyra të përzieni ngjyrën tuaj të flokëve. Bjondet mund të shkëlqejnë flokët me lloje të ndryshme të toneve, qoftë edhe vetëm majet”.
Si ndihmojnë shkëlqyesit në çngjyrosje apo verdhëzim të ngjyrës?
Shkëlqyesi mund të barazojë hijet, të çel apo të mbyll ngjyrën. “Është përzierje në mënyrë specifike për klient dhe nevojat e tyre” thot ajo. “Kam klient të cilët vijnë shumë shpesh thjesht vetëm për një shkëlqim, pasi që ato pëlqejnë shkëlqimin e lartë dhe ndryshimin delikat që e bën ai në flokët e tyre”.
Bjondet e kuqe/luleshtrydhe: “E kuqja është një nga ngjyrat që zbehet për një kohë të shkurtër. Shpeshtësia e shkëlqyesve varet nga saturimi i ngjyrës. E kuqe e errët ka nevojë për më pak ngjyrë përderisa bjondet luleshtrydhe kanë nevojë për më shumë mirëmbajtje”.
Bjondet e errëta/hapura: “Varësisht nga toni i flokut-mendoni ngjyrë hiri- bjonde apo e bardhë e zbehur- shkëlqyesit përdoren më shpesh”.
Flokë më të errët: Tonet më të errëta mund të ngjyrosin flokët më rrallë.
Sa zgjat një proces i shkëlqyesit?
“Nuk zgjat shumë, zakonisht nga 5 deri 30 minuta” thot Javier, duke shtuar që gjat procesit të shkëlqimit ajo kontrollon flokun rregullisht pasi që flokët e të gjithëve kanë porozitet të ndryshëm. “Disa tone e marrin shkëlqimin për kohë më të shkurtër ndërsa disa me flokë më të trasha mund të marrin më shumë kohë”, spjegon ajo.
Sa herë duhet të përdori shkëlqyes?
Një rregull shum i mirë është: përdorimi i shkëlqyesit në çdo 4-6 javë, sa më shum shkëlqim aq më i lartë standardi i ngjyrës, thot Javier.
Sa është qëndrueshmëria e shkëlqyesit?
“Zakonisht shkëlqyesit zgjasin për rreth 1 muaj, duke përdorur një kondicioner për mbrojtjen e ngjyrës si dhe duke përdorur ujë me temperaturë të ftohtë për të mbajtur ngjyrën”.
Burimi: msn.com