Mario Dedivanovic, makeup artisti i të famshmëve si Kim Kardashian West dhe Ariana Grande, mbase është artisti më i famshëm në industri për momentin. Ai tregon disa truqe dhe këshilla për një grim të përsosur.
1. Si të arrijmë grim të lëmuar?
Mario DeDivanovic: Më pëlqejnë maskat. Maskat të cilat pastrojnë poret dhe zhveshin lëkurën tuaj. Si dhe gjithashtu juve ju duhet një hidratues i mirë që siguron se grimi juaj do rezultojë i lëmuar dhe i barabartë.
2. Këshilla grimi për femrat në moshën 40
Përdorni produkte për tërheqjen e lëkurës si korrektor. Mos përdorni pudër. Kur jeni e re, ju mund të përballoni pudrën dhe të mos duket por sa më e moshuar aq më i rëndë dhe i thatë duket aplikimi i pudres pasiqë lëkura juaj humb hidratimin.
3. Këshilla për sy më të mëdhenj
Gjëja më e nënvlerësuar është lakimi i qerpikëve. Unë nuk mund të imagjinoj grimin pa i lakuar qerpikët pasi që ky hap bën ndryshimin më të madh që femrat gjithmonë harrojnë ta aplikojnë. Me të vërtetë ngreh sytë.
4. Gabimi në lidhje me bazën e grimit që femrat e bëjnë?
Femrat zakonisht gabojnë hijen e duhur të bazës së grimit dhe pastaj nuk e përziejn në lëkurë si duhet. Unë gjithnjë e përziej pak në qafë dhe në vesh në mënyrë që të duket e barabart në tërë fytyrën.
5. Trendi më i madh i 2020?
Xixat. Muajt e fundit po merr famën shumë dhe unë vet kam përdorur shumë prej xixave sa që kurr se kam menduar që do e bëja. Është e çuditshme sepse sa më shumë që njerëzit po e shohin pëdorimin e xixave në rrjetet sociale, aq më shumë po nis të përdoret.
Burimi: sports.yahoo.com