Janë pesë lloje bazike të lëkurave:
1. Lëkura normale
Ky lloj i lëkurës ka sipërfaqe të bukur, të barabartë dhe të lëmuar për shkak të balancës së saj ideale në mes të yndyrës dhe hidratuesit dhe kështu nuk është as e yndyrshme dhe as e thatë. Njerëzit të cilët kanë lëkurë normale kanë pore të vogla të cilat mezi shihen. Për këtë arsye, lëkura e tyre ka nevojë për trajtim minimal dhe të butë, por që prap i duhet përkujdesje.
2. Lëkura e thatë
Lëkura e thatë ka pamje të tharë dhe ka tendenca të duket më e leskëruar. Është e prirur të bëhet me rrudha dhe me vija për shkak të pamundësisë për të mbajtur hidratimin si dhe prodhimin e pamjaftueshëm të sebumit nga gjëndrat dhjamore. Lëkura e tharë shpeshherë ballafaqohet me probleme gjatë motit të ftohtë, nga i cili thahet edhe më shumë. Mbrojtja e vazhdueshme në formë hidratimi gjatë ditës dhe kremi me hidratim të lartë gjatë natës është esencial. Është me rëndësi që të mos shtresohet lëkura shumë edhe në rastet e shtresimit të jashtëzakonshëm pasi që kjo mënyrë vetëm se e thanë atë edhe më shumë; shtresuesit e butë me sheqer, oriz me krunde apo acidet e ëmbla janë më të përshtatshmet edhe pse ato nuk duhet të përdoren më shpesh se një herë në javë për të shmangur kështu irritimin dhe tharjen.
3. Lëkura e yndyrosur
Ashtu siç nënkupton edhe emri, ky lloj i lëkurës është mesatarisht i yndërshëm, i cili shkaktohet nga sekrecioni i tepërt i sebumit. Yndyra e tepërt në sipërfaqe shkakton pisllëk dhe pluhur gjatë kontaktit me faktorët e jashtë që gjenden në ambientin që na rrethon. Lëkura e yndyrosur është zakonisht e prirur të ketë puçrra të zeza, puçrra të bardha, hapësira të vogla etj. Ajo duhet të pastrohet përgjatë ditës, posaçërisht në kushte moti të ngrohtë dhe në ato me lagështi. Hidratimi me hidratues pa vaj, i bazuar në ujë dhe pa komedogjenik kërkohet si gjë shtesë. Shtresimi është poashtu i nevojshëm, por shtresimi i tepërt mund të shkaktoj irritim dhe shtim të prodhimit të yndyrës; shtresuesit që përmbajnë acide të pemëve janë posaçërisht të dobishme dhe shtresuesit e kokrrizuar mirë mund të ndihmojnë që të pastroni poret e zeza, duke i dekurajuar shpërthimet e puçrrave dhe njëkohësisht duke e përmirësuar dukjen e lëkurës.
4. Lëkura e kombinuar
Ky është lloji i zakonshëm i lëkurës. Ashtu dhe siç sugjeron emri, është një kombinim i lëkurës së yndyrosur dhe të thatë ku disa sipërfaqe të fytyrës janë të yndyrshme dhe disa pjesë janë të thara. Pjesët e yndyrosura gjenden zakonisht në një panel qendror, që quhet Zona T, që përbëhet nga pjesa ballore, hunda dhe mjekrra. Sipërfaqet e thara përmbajnë pjesët te mjekrra dhe përreth syve dhe gojës. Në treg gjenden produkte për përkujdesje ndaj lëkurës të prodhuara posaçërisht për ata persona që kanë lëkurë të kombinuar; këto produkte përmbajnë përbërës që kujdesen për të dyja llojet e lëkurave.
5. Lëkura e ndjeshme
Lëkura e ndjeshme ka prirje që të reagoj tek shumë shkaktarë potencial siç është: irritimi, skuqja, thumbimi, djegjq, shtresimi, njollat etj. Shkaktarët më të zakonshëm të irritimit janë nuancat kimike dhe aromat, sapunët, vajrat e luleve dhe specave, kremrave për rrojë, locioneve për rrezitje, ndryshimet e temperaturave, pastrimi dhe shtresimi i tepërt, dyllëzimi, filetimi, rruajtja dhe zbardhimi. Njerëzit me lëkurë të ndjeshme duhet të evitojnë përdorimin e produkteve me aroma dhe nuanca të panevojshme dhe duhet në përgjithësi t'i shmangin produktet që shkaktojnë irritim në lëkurë. Lëkura e ndjeshme është e thatë, por mund të jetë me yndyrë, mund të jetë normale apo edhe e kombinuar.
Burimi: umae.co.uk