- Ja e vërteta e tullacëve: leshi nga qimet e kafshëve dhe flokët janë në të vërtetë e njejta gjë, e kontstruktuar nga blloqet ndërtuese identike të proteinave të quajtura keratinë.
- Të gjithë gjitarët kanw qime në një periudhë të jetës së tyre, siç mund të jetë ta zëmë, qimet e balenës së sapolindur, një mburojë e qimeve të irriqit apo bustekëve tuaj të gjatë.
- Insektet mund të kenë flokë, poashtu. Qimet mikroskopike në barkun e insekteve meshkuj të liqeneve Micronecta mund të ndihmojnë shtimin e thirrjeve për tu çiftëzuar. Disa shkenctarë mendojnë që kur insekti fërkon penisin në majen e abdomenit të tij, qimet e kapin ajrin dhe zërin, duke e bërë atë kafshën më të zëshme në botë në raport me madhësinë e tij.
- Qimet e këmbës së marimangës kryejnë funksionin e veshëve. Qimet ndjejnë lëvizjen e ajrit dhe mund të "ndëgjojnë" zëra me frekuencë të ulët - gumëzhina e bletëve, për shembull - ato me frekuencë mesatare siç janë sirenat e makinave.
- Floku i njeriut mund të ketë "shije". Mushkërinjt tanë dhe kanalet e hundës përmbajnë qime jashtëzakonisht të vogla që pastrojnë papastërtitë. Një student nga Univerziteti i Iowas kishte zbuluar që qimet e mushkërinjve reagojnë vetëm tek shijet e idhta, siç është nikotina. Me të shijuar nikotinën, qimet e rrisin shpejtësinë e tyre të pastrimit.
- Patologët kanë vërejtur se qimja e hundës mund të vazhdoj të pulsoj deri në 21 orë pasi që të ketë vdekur njeriu.
- Së jashtmi, një person mesatar ka më shumë se 100,000 qime në kokë, plus rreth 4.9 milion të klasifikuara në pjesë tjera të trupit.
- Njerëzit e lashtë sipas të gjitha gjasave e zhveshnin plotësisht trupin nga qimet sepse shpeshherë infektoheshin me parazitë që shpërndajnë sëmundje, bazuar në hulumtimet e shkencëtarëve nga spitalit i Anglisë John Radcliffe dhe Universitetit të Reading.
- Kur e humbëm lëkurën tonë me qime, rrezet ultraviolete të diellit dëmtuan lëkurën e ekspozuar, e cila reagoi duke prodhuar melanin, një pigmet ky që thith rrezatimin solar, shpjeguan antropologët në shtetin e Pensilvanisë.
- Disa informata të rëndësishme parahistorike: Disa Neanderthalë ishin të kuq. Një studim i bërë nga Univerziteti i Harvardit më 2007 dhe nga Shoqata Gjermane Max Planck zbuluan variantin e kodifikuar të gjeneve të flokut të kuq në mbetjet e trupave të Neanderthalëve të para para 43,000 - 50,000 viteve.
Burimi: discovermagazine.com