Trajtimi i duhur i thonjve mund t'ju ndihmoj që të parandaloni çarjen e tyre. Kini parasysh këto këshilla:
- Mbani thonjt e tharë. Kontakti i përsëritur apo i prolonguar me ujin mund të kontribuoj në çarjen e thonjve. Mbani doreza mbrojtëse të gomës kur i lani enët, apo kur keni kontakt me kemikale.
- Praktikoni higjienë të mirë për thonj.Mbani thonjt tuaj të prera dhe preni ato në mënyrë rrethore. Kur përdorni locion për duar, fërkoni atë tek thonjt dhe kutikulat poashtu. Mos i kafshoni thonjt tuaj apo mos i tërhiqni kutikulat.
- Shmangni produktet e vrazhda për përkujdesje ndaj thonjve. Kufizoni përdorimin e heqësit e llakut. Kur përdorni heqës të llakut, kërkoni produkt me formulë pa aceton.
- Aplikoni një shtresë mbrojtëse.Aplikimi i përforcuesit për thonj mund të ndihmoj në forcimin e thonjve.
Nëse përpjekjet më të mëdha tuaja për parandalimin e çarjes së thonjve nuk ju ndihmojnë, pyesni doktorin apo dermatologun për ndihmë. Disa studime sugjerojnë që suplementet ushqyese biotini mund të përforcojnë thonjt e dobët apo të brishtë.
Burimi: mayoclinic.org