Thonjt me infeksione bakteriale

Çfarë do të thotë kur klienti juaj ka thonj të gjelbër? Arsyeja më e zakonshme është se ato janë përplasur më gjësend, gjë që ka ndikuar që të lirohet baza e thoit, lagështia të bllokohet, duke lejuar që bakteret të lulëzojnë. Njolla e gjelbër e lënë pas është rezultat i mbeturinave nga bakteret – dhe me rritjen e thoit, do të rritet edhe ajo. Fshirja e njollës do të hollojë thonjt në mënyrë të konsiderueshme, duke i dobësuar ato, prandaj nuk është e këshillueshme që të ndërmerret një hap i tillë. Pasi të hiqni shtresën e thonjve, ekspozimi ndaj oksigjenit në përgjithësi kujdeset për gjërat e tjera. Marrja e hapit të mëtutjeshëm të pastrimit të thonjve do të largojë bakteret, duke lënë vetëm njollën prapa, dhe ju mund të riaplikoni thoin artificial dhe të lejoni që njolla të rritet. Kjo nuk është myk apo kërpudhë; megjithatë, ne gjithashtu duhet të mbetemi brenda sferës së praktikës dhe të shmangim përdorimin e një diagnoze.

Të dish se është thjesht një infeksion bakterial dhe të thuash se janë – janë dy gjëra të ndryshme! Një mënyrë për ta frazuar atë është “kjo duket e ngjashme me atë që kam parë si një infeksion bakterial, i cili lë pas një njollë që do të rritet. Ne mund ta dokumentojmë atë me një fotografi dhe të riaplikojmë thoin artificial për tu siguruar që njolla nuk rritet dhe se thoi, po. Nëse jeni të shqetësuar, ne mund ta lëmë të zbuluar në mënyrë që të shihni dermatologun.”

 

Burimi: nailsmag.com

UNI Cosmetics Blog i dedikohet tërësisht promovimit të temave rreth flokëve, grimit, thonjve, trupit, modës dhe shumë temave të tjera edukative. Të gjitha temat, videot, fotot realizohen me një përkushtim të madh, duke angazhuar profesionistë nga secila fushë, me qëllim që t’ju ofrojmë një udhëzues për stilin tuaj të përditshëm!