Vitet e 20-a janë vitet kur hormonet janë qetësuar dhe njollat e shkaktuara nga puberteti janë larguar. Por tani ju keni shqetësime të reja të lëkurës: gjithçka, nga puçrrat/njollat e papritura të të rriturve deri te shenjat e hershme të plakjes së lëkurës. Megjithatë, me disa hapa të thjeshtë, nuk do ta keni problem ta mbani lëkurën tuaj të bukur dhe me shkëlqim.
Puçrrat
Lëvizjet e hormoneve dhe shfaqja e frikshme puçrrave ndoshta nuk ju ndodhin më, por ju ende duhet të përballeni me ndryshimet hormonale të shkaktuara nga cikli mujor. Koha më e zakonshme e shfaqjes së puçrrave është pikërisht para dhe gjatë menstruacioneve. Shkaqe të tjera të zakonshme të shfaqjes së tyre për ata në të 20-at janë stresi, ushqimi dhe mungesa e gjumit.
Shenjat e hershme të plakjes
Pyesni çdo dermatolog se çfarë mund të bëni sot për të parandaluar plakjen e lëkurës nesër dhe do të merrni një përgjigje të sigurt: përdorni krem kundër diellit. Zgjidhni një hidratues me SPF me spektër të gjerë 15 ose më të lartë. SPF mbron nga rrezet UVA që shkaktojnë shenja të plakjes dhe rrezet UVB që shkaktojnë djegie nga dielli. Kremi kundër diellit duhet të aplikohet çdo ditë, gjatë gjithë vitit, madje edhe gjatë dimrit.
4 mënyra rutinë për t'u kujdesur për lëkurën gjatë të 20-ave
Pastroni. Pastroni fytyrën dy herë në ditë për të hequr yndyrën e tepërt, papastërtitë dhe grimin.
Eksfolioni. Duke pastruar lëkurën me një skrub pastrues apo pajisje eksfolimi, në fakt po hiqni një shtresë të lëkurës së vdekur që përndryshe do të bllokonte poret tuaja. Eksfolimi është një mënyrë e shkëlqyer për të parandaluar shfaqjen e puçrrave pasi e lë lëkurën të duket rrezatuese.
Hidratoni. Pas pastrimit, aplikoni një hidratues që përmban një spektër të gjerë SPF prej të paktën 15. Dhe mos harroni kremin hidratues të natës. Merrni kohë për t'u hidratuar duke aplikuar një hidratues me përbërës kyç si aloe, vitamina E, B3 dhe pro-vitamina B5 që ndihmojnë në mbajtjen e lëkurës tuaj të butë dhe rrezatuese.
Mos i harroni sytë. Të 20-at janë koha kryesore për të përfshirë një krem të syve në rutinën tuaj të përditshme. Duke hidratuar lëkurën e hollë poshtë syve, do të ndihmoni në parandalimin e ënjtjeve, rrathëve të errët dhe linjave të holla në të ardhmen.
Është e lehtë të mbani lëkurën me pamje të shëndetshme dhe të freskët me një rutinë të thjeshtë të kujdesit për lëkurën për ata që janë në të 20-at e tyre. Kujdesi për lëkurën tuaj sot do të sigurojë që lëkura juaj të duket po aq rrezatuese dhe e bukur nesër.
Burimi: olay.co.uk