Ngjyra e re e flokëve të Jennie nga Blackpink

Flokët brune të errëta të Jennie-t nuk janë më, që nga momenti kur ajo e debutoj nuancën e re të pjeshkë/portokall. Ky është një ndryshim drastik për yllin që i ka qëndruar besnike rrënjëve të saj të errëta për një kohë të gjatë. Ndryshimi i fundit drastik që Jennie i ka bërë ngjyrës së flokëve ishte në vitin 2019 kur ajo debutoi flokët bjonde të valëzuara për publikimin e këngës "Kill This Love" të grupit K-Pop.

Ajo postoi gjashtë foto në Instagram me mbishkrimin: "Mos fol me mua ose me flokët e mi të rinj", duke vënë në pah nuancën e re pastel portokalli për 65 milionë fansat e saj që e ndjekin në Instagram, të cilët, natyrisht, e komentuan duke e vlerësuar pamjen e re. Për fotot, ajo kishte veshur një bluzë të zezë të shkurtër me xhinse denim nga Calvin Klein. Flokët e saj të drejtë, në ngjyrë pastel portokalli ishin të ndara thjesht në mes, me pak ose aspak stilim.

Bakri ka qenë një nga ngjyrat më trendi të flokëve për këtë pranverë, duke zëvendësuar nuancat pink që pamë në 2020 dhe 2021, dhe po na pëlqen se si Jennie e ndërroj qasjen me këtë nuancë pastel portokalli. Kjo ngjyrë e re e flokëve mund të jetë një ndryshim freskues për këngëtaren e K-Pop, por vëmë bast se është gjithashtu sinjali i një muzike të re. Jennie nuk ka postuar asgjë për të konfirmuar teorinë tonë, por ne do t'i kushtojmë vëmendje për të parë se çfarë do të vijë.

Burimi: allure.com

UNI Cosmetics Blog i dedikohet tërësisht promovimit të temave rreth flokëve, grimit, thonjve, trupit, modës dhe shumë temave të tjera edukative. Të gjitha temat, videot, fotot realizohen me një përkushtim të madh, duke angazhuar profesionistë nga secila fushë, me qëllim që t’ju ofrojmë një udhëzues për stilin tuaj të përditshëm!