Vajrat e flokëve që ndihmojnë kundër rënies së flokëve

Në kohët e sotme, problemet si rënia e flokëve dhe flokët e dobët janë bërë një çështje e zakonshme që shpesh është e vështirë për t'u përballuar emocionalisht. Ka disa arsye që shkaktojnë rënien e flokëve, duke filluar nga keq ushqyerja deri te mungesa e gjumit ose stresi në përgjithësi. Pavarësisht që produkte të reja dhe të avancuara për kujdesjen e flokëve shfaqen shpesh në treg, nuk mund të mohohet se ato nuk përputhen me benefitet e vajrave natyrale. Disa vajra të përbërësve natyralë ndër përfitimet e tjera, promovojnë rritjen dhe forcimin e flokëve. Më poshtë janë disa vajra flokësh që janë të dëshmuar të përmirësojnë flokët, të promovojnë shëndetin, gjatësinë dhe shkëlqimin e tyre.

Vaj Susami

I marrur nga farat e susamit, vaji i susamit është një nga vajrat më të vjetër të përdorur nga njerëzimi për stimulimin e rritjes së flokëve përmes vetive të tij ushqyese, qetësuese dhe ngrohëse. Përdoret gjerësisht për të ndihmuar në trashjen e flokëve, dhe si përfundim në rritjen e flokëve. Ky vaji i lehtë dhe qetësues ndihmon në heqjen e zbokthit dhe vepron si një balsam që rigjallëron, zbut dhe riparon flokët e dëmtuar nga nxehtësia.

Vaj Bhringraj

I referuar gjithashtu si kamomila e rremë, Bhringraj është një barishte e mrekullueshme që i përket familjes së lulediellit. Është shpallur si një nga vajrat më të dobishëm për rritjen e flokëve, ai bën një trajtim të përgjithshëm intensiv të flokëve që parandalon rënien e flokëve, irritimin e kokës, zbokthin dhe thinjat e parakohshme, përveç nxitjes së rritjes së flokëve. Përveç kësaj, ky vaj ka një ndjesi ftohëse e qetësuese dhe ndihmon në parandalimin e infeksioneve të lëkurës së kokës.

Vaji i bajames së ëmbël

Nëse keni flokë të dobët dhe të dëmtuar, atëherë lëndët e fuqishme ushqyese të pranishme në vajin e bajames së ëmbël mund të ndihmojnë në ushqimin e flokëve dhe riparimin e tyre. Vaji është i ngarkuar me acide yndyrore Omega-3, fosfolipide, vitaminë E dhe magnez që ndihmojnë në nxitjen e rritjes së flokëve dhe zbutjen e kutikulave të flokëve, kontrollon rënien e flokëve dhe u jep shkëlqim flokëve të dëmtuar. Masazhet e rregullta të kokës me vaj bajamesh të ëmbël mund të jenë një ritual i dobishëm për t'i shtuar rutinës tuaj të kujdesit për veten.

Vaji i limonit

Vaji esencial i limonit është i shkëlqyeshëm për kujdesjen ndaj zbokthit, e cila është një arsye pse ndodh rënia e flokëve. Vetitë e tij anti-mikrobike dhe anti-bakteriale ndihmojnë në forcimin e gjëndrave të flokëve, kontrollojnë rënien e flokëve dhe i lënë flokët me shkëlqim dhe të freskëta. Ai gjithashtu stimulon rritjen e flokëve dhe parandalon zbokthin e mëtejshëm. Duke qenë një vaj esencial, ai duhet së pari të hollohet me një vaj bartës si vaj kokosi, bajame ose susami përpara se ta aplikoni në flokë.

Vaji i livandës

I përdorur kryesisht si një tonik i lëkurës së kokës, vaji i livandës ndihmon në zbutjen e kruajtjes së kokës, përveç zhbërjes së dëmeve të shkaktuara si rezultat i motit ekstrem ose ndotjes. Vaji esencial i livandës ka veti që mund të gjeneroj rritjen e qelizave të flokëve duke reduktuar stresin. Ai gjithashtu ka veti antimikrobike dhe antibakteriale, të cilat mund të përmirësojnë shëndetin e lëkurës së kokës dhe të flokëve.

Vajrat e flokëve janë një mënyrë e shkëlqyer për të nxitur rritjen e flokëve, për të siguruar kontrollin optimal të rënies së flokëve dhe për të zgjidhur problemet e tjera të flokëve. Për të kuptuar se cili vaj është më i miri për përshpejtimin e rritjes së flokëve tuaj, shikoni përbërësit dhe përfitimet e ofruara dhe hartojeni atë me problemet tuaja të flokëve. Megjithatë, është e këshillueshme që të konsultoheni me mjekun tuaj përpara se të bëni ndryshime në rutinën tuaj të kujdesit të flokëve, për të shmangur çdo përvojë të pakëndshme.

Burimi: swirlster.ndtv.com

UNI Cosmetics Blog i dedikohet tërësisht promovimit të temave rreth flokëve, grimit, thonjve, trupit, modës dhe shumë temave të tjera edukative. Të gjitha temat, videot, fotot realizohen me një përkushtim të madh, duke angazhuar profesionistë nga secila fushë, me qëllim që t’ju ofrojmë një udhëzues për stilin tuaj të përditshëm!