Kjo grua ka vendosur që t'i përdorë të gjitha flokët...

E lumtur që nuk jam e vetmja që humbi një ton flokësh gjatë bërjes së dushit.

Në janar të këtij viti, Liz vendosi që të hetoj diçka që ishte duke e bërë për shumë kohë - sa sasi flokësh është duke i humbur në baza ditore? "Fillova të marr shenime, duke i grumbulluar flokët në mënyrë spontante, apo gjatë kohës sa isha duke i bërë ato me brushë apo duke i larë," i tha Liz BuzzFeed.

Në bazë të portalit Healthline, është normale që të humbim në mes të 50 dhe 100 fije flokësh çdo ditë. Rënia e flokëve të Liz ishte në këtë shifër, por ajo çka dëshironte të shihte është se sa po mund të grumbullonte për një kohë.
"Pas disa muajve, u bë madhësia e flokëve shtesë" tha ajo. "Provova t'i bëjë ato në shtesa për flokë përmes makinës për qepje, por nuk u bë, dhe kështu fillova ta bëjë përsëri. Dhe atëherë vendosa që të mësoj ventilimin e parukes dhe ta bëjë atë një paruke në mënyrë që të bëjë donacion. Nuk kisha shumë flokë, dhe kështu njerëzit e ndryshëm nga platforma TikTok dhuruan përmes kutisë P.O. Unë i kam rreth 4,000 flokë tani."

Qëllimi i Lizës është të lidhet me një spital dhe të dhuroj paruken tek një pacient që ka nevojë. Por edhe me kontributet e flokëve nga ndjekësit e saj, ajo mendon që ndoshta i duhen një vit për të përfunduar. "Është shumë e vështirë të bëhet. Nganjëherë, sytë e mi ndjejnë dhimbje, poashtu edhe shpina dhe duart. Është më e vështirë se që kam paramenduar, por më pëlqejnë rezultatet. Është e bukur."

Si një person që indinjohet nga flokët e humbura, unë isha kurreshtare se si Liza arrinte të trajtonte aq shumë prej tyre - sidomos ato të cilat nuk ishin të sajat. "Flokët nuk më indinjojnë dhe unë i lajë flokët që i pranoj" tha ajo.

"Unë poashtu mendoj që ka diçka interesante rreth transparencës së industrisë së parukes. Për pacientët që të dijnë se prej nga vijnë flokët dhe për donatorët që të dijnë se ku janë duke shkuar flokët e tyre," tha ajo.

Unë e pyeta Lizën se për sa gjatë ajo planifikon që të bëjë #showerhairchallenge. "Me shumë gjasa deri në fund të jetës sime," tha ajo.

 

Burimi: buzzfeed.com

UNI Cosmetics Blog i dedikohet tërësisht promovimit të temave rreth flokëve, grimit, thonjve, trupit, modës dhe shumë temave të tjera edukative. Të gjitha temat, videot, fotot realizohen me një përkushtim të madh, duke angazhuar profesionistë nga secila fushë, me qëllim që t’ju ofrojmë një udhëzues për stilin tuaj të përditshëm!