Zoë Kravitz është duke i munguar buzëkuqi i saj i kuq - shumë.
Një lyerje e buzëve, në periudhën para pandemisë, do të shtonte disponimin e çfardo personi që mundohet të bëjë të pamundurën. Tani, ne mes të përdorimit të maskës për një periudhë të pacaktuar dhe mungesës së ngjarjeve shoqërore në kalendar, Kravtiz, një dashuruese e vet-përshkruar e grimit, nuk mund të pres për një situatë post-pandemike që thërret për buzë të kuqe.
"Do të ndihesha pakëz si e çmendur tani për t'i lyer buzët me buzëkuq në shitore ushqimore," thotë ajo për InStyle. "Është një gjë që do të ndjehet si një ngjarje vërtetë e posaçme. Dhe unë jam aq e ngazëllyer me çfardo situate që munëson lyerjen e buzëve me buzëkuq të kuq."
Vajtimi rreth produkteve të bukurisë që tërheqin pluhurin është sentimenti i saktë që do ta prisnit nga dikush që është fytyra e Yves Saint Laurent Beauty dhe lansoi koleksionin e saj të grimit në bashkëpunim me markën.
Dhe derisa Kravitz është në mënyrë të natyrshme elegante dhe papushim e sigurt, dy cilësi që e lejojnë atë të notoj pa mund në mes të roleve, nga Bonnie Carlson, një amvise bohemiane në HBO's Big Little Lies tek Catwoman në filmin e rradhës The Batman, ajo është jashtëzakonisht e ngrohtë, e hapur, e pafiltruar, gjë që e bën atë me të vërtetë tërheqëse për të folur virtualisht në çet.
Më tutje, Kravitz futet thellë në rutinën e saj të përkujdesjes në karantinë, pse është ajo me disponim jo të mirë për përdorimin e buzëkuqit ndër maskë, apo në qoftëse ajo merr pjesë në ofrimin e këshillave të bukurisë me babain Lenny Kravitz, dhe çdo gjë tjetër në mes.
Këtë vit ka qenë i trazuar, për të thënë më të paktën, dhe ju jeni e njohur që keni një disponim mahnitës, me qëndrim elegant. A keni rutinë të vet-përkujdesjes që jeni duke e praktikuar tashmë për t'ju ndihmuar që të relaksoheni dhe të qëndroni në formë?
Mendoj që përkujdesja ndaj shëndetit është e nivelit të lartë tani, si në aspektin mental, poashtu edhe në atë fizik. Çka kam bërë deri tash? Kam pirë shumë verë. Kjo është vet-përkujdesje.
Definitivisht ashtu është.
Burimi: instyle.com