Sigurisht i keni parë Kylie Jenner, Kim Kardashian, Khloe Kardashian, Vanessa Hudgens dhe shumë yje të tjerë që vazhdimisht postojnë në Instagram foto duke mbajtur në gojë një arushe. Jo vetëm kaq. Promovimi i tyre është bërë edhe në revistat më të njohura në botë për bukurinë si: Marie Claire, The New York Times, Cosmopolitan etj.
Dhe, nëse jeni pyetur se për çka bëhet fjalë, Kylie Jenner dhe Kim Kardashian, promovojnë vitaminat vegjetariane SugarBearHair më të shiturat në botë online që nga viti 2016 për shëndetin e flokëve dhe të thonjve, të cilat kanë treguar efekt të jashtëzakonshëm në rritjen e shpejtë të flokëve si dhe shtimin e volumit të tyre. Ato mund të përdoren nga femrat por edhe nga meshkujt dhe se janë të përshtatshme për të gjitha llojet e flokëve dhe thonjve.
Përveç vitaminave të flokëve, SugarBear është kujdesur që të sjellë edhe dy lloje të tjera të vitaminave, të cilat janë vitaminat e para vegane në botë: SugarBear Women’s Multi – një përzgjedhje vitaminash për shëndetin e përgjithshëm të femrave të cilat kompletojnë nevojat ditore të organizmit të saj; si dhe SugarBear Sleep Vitamins – janë vitamina të shijshme që përtypen të cilat sjellin një kombinim të plotë të vetive natyrale dhe ndihmojnë që t’ju merr gjumi më shpejt, të përmirësoni cilësinë e gjumit tuaj dhe të zgjoheni të rifreskuar.
Çka i bën të veçanta vitaminat SugarBear?
SugarBear janë vitaminat më të shijshme në botë që përtypen! Për dallim nga vitaminat e zakonshme dhe të forta, arushët tanë të gomës janë të butë për t’u ngrënë dhe të lehtë për stomakun tuaj. Nuk përmbajnë sheqerëra, apo shije artificiale.
Për cilësinë dhe efektin pozitiv të këtyre vitaminave më së miri flasin vlerësimet e mbi 100 mijë përdoruesve, të cilët e kanë vlerësuar produktin me notën 4.8 nga 5. Gjithashtu, 99% kanë thënë sa shija e tyre u ka pëlqyer më shumë se shijet e vitaminave të tjera. Sa i pëket rezultateve, 94% e tyre kanë thënë t’i kenë vërejtur rezultatet pas 3 muajve.
Të prodhuara në ShBA, këto vitamina janë produktet e para vegjetariane dhe vegane, pa sheqerëra apo shije artificiale, të cerfitikuara Hallall dhe Kosher.
Ku mund t’i gjeni vitaminat SugarBear?
Vitaminat mund t’i gjeni në të gjitha pikat e shitjes së UNI Cosmetics; në studion Sellma, Kaci, Altin Hair Artist (AR Salon), Doni Happy Salon, Platinum Hair Salon dhe në të gjitha studiot e rrjetit të bukurisë Passion apo t’i porositni online në webfaqen:
Së shpejti, vitaminat do t’i gjeni edhe në kozmetikat dhe barnatoret më të njohura në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut.
UNI Cosmetics është përfaqësues ekskluziv i SugarBear për Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut.
Të gjitha kompanitë të cilat janë të interesuara për tu licensuar për shitjen e produkteve të markës SugarBear, mund të na kontaktojnë, dhe në momentin që lidhet një marrëveshje bashkëpunimi, emri i kompanisë së tyre do të paraqitet në webfaqen zyrtare të kompanisë SugarBear (www.sugarbearhair.com) si shitës i autorizuar.
Për të mësuar më shumë mbi vitaminat, si dhe për të porositur online, ju lutem klikoni në linkun në vijim: