Fustani i praruar i yllit të “Black Panther” nga Prada, ishte i zbukuruar me temina, paileta dhe rruaza – nuk ishte gjë tjetër veçse një spektakël. Si gjithmonë, stilisti i saj i flokëve Vernon François u kujdes që ajo të kishte një pamje po aq mbretërore të flokëve për t'u përshtatur me fustan, duke krijuar një stil magjepsës. “Janë gërsheta "sisterlocks" që kanë një ndjenjë të butë, të këndshme e magjepsëse, e ndikuar nga ajo që Lupita ka veshur dhe rasti”, shpjegon François, duke shtuar se pamja e përgjithshme u frymëzua nga figurat afrikane në artin klasik grek. "Forma asimetrike, e e bërë me dorë e pasqyron dizajnin me lule në fustanin e Lupitas, ndërsa zgjat dekoltenë e saj," shton ai.
Në krijimin e pamjes, François inkorporoi një sërë teknikash. "Ka përdredhje, prerje, gërsheta, gërshetim," thotë François, i cili përdori trajtimin e "Matrix's Miracle Creator Multi-Tasking" për të mbajtur flokët të hidratuar dhe të ushqyer gjatë stilimit. “Më pëlqen ndërlikimi i teksturave, shkëlqimi dhe ekuilibri i teksturave të flokëve që shfaqen pa qenë shumë i rregulluar.” Ai vazhdon të shpjegojë se donte të pasqyronte lëvizjen e fustanit të Nyong'o. “Mund të mos e kuptoni që në fillim, por lëvizja është një pjesë e rëndësishme e këtij modeli flokësh,” shpjegon ai. “Artisti krijon iluzionin e rrjedhshmërisë teksa Lupita ecën në tapetin e kuq.”
Grimit i saj nga grimeri Nick Barose vetëm e shtoi dramën, me fletët ngjyrë ari në kapakët e syve dhe buzëkuqi i kuq rubin u jepte buzëve një shkëlqim të artë.
Nyong'o është mbretëresha e tapetit të kuq me një pamje befasuese të flokëve që feston bukurinë dhe shkathtësinë e flokëve natyralë do të jetë gjithmonë pjesë e ekuacionit. "Kjo kap thelbin e Oscars," thotë François për krijimin e mbrëmjes së sotme. "Është mbretërore dhe madhështore."
Burimi: vogue.com