Ajo është e njohur për stilin e saj të ashpër në tapetin e kuq, por Billie Eilish mbërriti në Oscars 2022 me pamjen e saj më të bukur deri sot. Duke shkëlqyer me një fustan të zi nga Gucci, ajo ndërroi pamjen e saj të zakonshme, me diçka me pak më të rafinuar. Nuk ishin më flokët e shprishur që jemi mësuar të shohim nga Eilish, në vend të saj ishte stili bob në ngjyrë të zezë, i cili shkëlqente gjatë viteve të 50-ta.
Me balluke anësore të prerë në mënyrë perfekte sipër vetullës së saj dhe me disa shtresa të shkallëzuara anash fytyrës, ky stil i viteve të 50-ta është provuar më parë nga të gjithë, nga Jennifer Lopez tek Kylie Jenner. Por, sigurisht, Eilish në mënyrë të natyrshme i jep pamjes një avantazh të lezetshëm, duke e nxjerrë atë nga territori i "Stepford Wife" dhe duke e bërë më shumë si Joan Jett.
Burimi: Vogue.com