Flokë madhështore me balluke

Qoftëse keni flokë të shkurtëra apo të gjata, shtresimet duken bukur në të gjitha, plus volum të shumtë në flokë.

Pra nëse ky stil i flokut nuk definohet nga gjatësia e flokut tuaj, çfarë e veçon atë? E gjitha është në shtresimet.

Zakonisht, ky stil është një shkurtim i shtresuar i flokut dhe shpesh përfundohet me 1 palë balluke. Po, nëse keni pasur dyshime se a të provoni balluke apo jo, ky stil i flokëve është i përsosur nëse plotësohet me një palë balluke të freskëta.

"Balluket duken bukur në këtë stil të flokve pasi që ju shton atyre një emocion të pamundimshëm dhe kap vëmendjen në sy dhe mollëza," thotë Chara DeSimone, ato gjithashtu përzihen me shtresimet e shkurtëra."

Për atë se çfarë lloje të ballukeve duhet të shtoni në këtë stil, kjo varet nga ju gjithashtu. DeSimone thot se ajo zakonisht krijon balluke në formë të perdeve ose balluke të shkurtëra e të vogla.

Sidoqoftë, ajo merr parasysh formën e fytyrës në mënyrë që pamja të duket e ekuilibruar. "Për një fytyrë në formë zemre, balluke të gjata, për fytyrë në formë katrore, balluke të buta të rrumbullaktë, dhe për fytyrë të rrumbullaktë, balluke të guximshme dhe të rënda," sugjeron ajo.

Kerry Washington

 Kerry Washington

Zendaya

 Zendaya

Julianne Hough

 Julianne Hough

Natasha Lyonne

 Natasha Lyonne

Halle Berry

 Halle Berry

Chloë Grace Moretz

 Chloë Grace Moretz

Alexa Chung

Alexa Chung

 

Ballina: ca.style.yahoo.com

UNI Cosmetics Blog i dedikohet tërësisht promovimit të temave rreth flokëve, grimit, thonjve, trupit, modës dhe shumë temave të tjera edukative. Të gjitha temat, videot, fotot realizohen me një përkushtim të madh, duke angazhuar profesionistë nga secila fushë, me qëllim që t’ju ofrojmë një udhëzues për stilin tuaj të përditshëm!