Filloni sezonin e ri me një llak luksoz plot gjallëri dhe tërheqje…

Filloni sezonin e ri me një llak luksoz plot gjallëri dhe tërheqje…

Ultra vjollcë

Nuanca vjollcë me një dozë të ngjyrës së kaltër është mjaft e guximshme sa për t’iu kënaqur syrin- nuk është fare çudi që është ngjyra Pantone e vitit.

Flakërim ari

Ndërthurja e nuancave ndërmjet metalikes dhe nudos, duke arrirë efektin e artë neutralizues, gjë që luan një rol shumë të mirë në inspirimin e manikyrit tuaj.

Mbretëreshë e kërcimit

Shkëlqimi holografik është më i preferuari këtë pranverë – aplikoni këtë prirje në këtë verzion argjendi me vezullimë.

Nuancë dielli

Nuanca e verdhë i jep thonjve një përditësim që është më i paparashikueshëm se një nuancë e thjeshtë rozë.

Rozë e furishme

Sepse, kur nuk mund të vendosni për nuancat dimërore, apo hijet plot gjallëri të pranverës – kjo nuancë rozë me detaje gri i përshtatet më së miri pamjes suaj.

Nuancë kumbulle

Hije të lehta të kakaos e bëjnë këtë nuancë vjollcë të zjarrtë më miqësore për tonin e lëkurës suaj.

E përhimtë vezulluese

Nuanca gri duket elegante përgjatë tërë vitit. Zgjedhni një variant interesant për muajt e ngrohtë dhe ndjehuni mirë në shijimin e stinës.

Ëndërr portokalli

Kombinoni thonjtë me nuancë portokalli dhe bashkangjitni një lëng portokalli të freskët – e tëra që ju duhet për stinën pranverore.

Disponim plazhi

Aplikoni një llak me motive plazhi, ku dominon nuanca e kaltër dhe detaje bronzi të lehtë – vërtetë arrini një pamje delikate.

Vezullim gotik

Zgjedhni një nuancë të errët duke krijuar stilin gotik, dhe zbutni efektin me disa xixa apo shkëlqim.

Blu reale

Kobalt i guximshëm është një nga nuancat që ju duhet për këtë sezon – një verzion shumë i pëlqyeshëm i ëktij pigmenti.

Pamje neutrale

Çdo kombinim veshjeje kërkon një llak me nuancë nudo klasike. Këtë pranverë, provoni një nuancë neutrale kremoze, sikur kafeja me qumësht.

Pamje me shumë nuanca

Përzierje metalike që është në trend me shkëlqim multi-kromatik, që kombinohet me çdo lloj veshje tuajën.

Nuancë deti

E gjelbërta e butë e detit që ndjehet si frymë e ajrit të freskët në thonjtë tuaj – është një nga nuancat më të pëlqyeshme për këtë sezon.

 

Burimi: marieclaire.com

UNI Cosmetics Blog i dedikohet tërësisht promovimit të temave rreth flokëve, grimit, thonjve, trupit, modës dhe shumë temave të tjera edukative. Të gjitha temat, videot, fotot realizohen me një përkushtim të madh, duke angazhuar profesionistë nga secila fushë, me qëllim që t’ju ofrojmë një udhëzues për stilin tuaj të përditshëm!