Pavarësisht nëse ju ka ndodhur që mos t’i pastroni flokët dy-tre ditë ose thjeshtë keni nevojë për pak pushim, ky truk i shamposë do të ju ndihmojë të kurseni ditën, edhe atë në kohë më të shkurtë se sa aplikimi i maskarës. Në vazhdim, po ju paraqesim një truk të lehtë se si mund ta bëni produktin tuaj të preferuar të flokëve të funksionojë në çdo kohë.
Çfarë ju nevoitet: shampo i thatë, një brushë dhe një tharëse.
Çfarë duhet të bëni: spërkatni me shampo të thatë flokët tuaj ashtu siç keni bërë normalisht dhe prisni rreth një minutë deri sa të merr efektin. Pastaj, përdorni tharësen kryesisht në rrënjët tuaja për rreth 30 sekonda derisa jeni duke i krehur majat e flokëve.
Pse funksionon kjo: nxehtësia nga tharësja ndihmon të ‘piqet’ shampoja e thatë mbi rrënjët tuaj, duke shtuar vëllim shtesë tek koka, aty ku keni nevojë më së shumti. Gjithashtu e bën materialin më të gjatë duke e shpërndarë produktin në mënyrë më të barabartë.
Burimi: purewow.com