Ahh, këto rrudha aq të papëlqyeshme…
Teksa plakemi dhe humbasim yndyrën në lëkurën e fytyrës, lëkura jonë natyrisht fillon të përkeqësohet. Ne poashtu buzëqeshim dhe krijojmë rrudha të padëshiruara rreth syve, afër gojës dhe kudo në zonën ku mungon elasticiteti. Rrudhat janë një shenjë e mirë dhe pjesë përbërëse e jetës me kalimin e viteve, andaj ne thjeshtë po ju sugjerojmë disa këshilla bukurie si t’i fshihni dhe t’i bëni më pak të dukshme. Ja 10 këshillat më të mira që duhet të filloni…
Mos harroni: Sa më pak aplikim, aq më mirë
Shumica e femrave bëjnë gabimin më të madh duke fshehur rrudhat me aplikim sa më të madh të fondacionit dhe pluhur pudrave. Por, sa më pak të aplikoni aq më shumë minimizoni defektet e fytyrës. Një fytyrë e lyer me shumë fondacion apo pudër, edhe më keq ua thekson rrudhat në fytyrë. Në vend të themelit apo bazës së rëndë, provoni një fondacion hidratues. Këto ofrojnë mbulim të lehtë dhe nuk lejojnë që rrudhat të krijohen mënjëherë. Përdorni fondacionin vetëm në pjesët që keni nevojë të mbuloni defektet, dhe zgjedhni ndonjë nuancë më të errët pavarsisht se sa të zbehtë dukeni, sepse nuancat e lehta vetëm nënvizojnë rrudhat, nuk i mbulojnë ato.
Theksoni sytë tuaj
Nëse aplikoni pak grim apo aspak, atëherë pikat qendrore në fytyrën tuaj do të jenë rrudhat. Megjithatë, nëse eksperimentoni me sytë tuaj atëherë vëmendja largohet nga rrudhat sepse njerëzit fokusohen në sytë dhe theksimin e tyre.
Aplikoni një rutinë të mahnitshme të kujdesit ndaj lëkurës
Më shumë se sa një rutnë e grimit është rutina e mirëfilltë e kujdesit ndaj lëkurës. Përveç faktit që dueht të hidratoni lëkurën çdo natë, poashtu duhet të përdorni edhe eksfoliant të paktën një herë në javë duke larguar qelizat e vdekura të lëkurës, në mënyrë që edhe grimi të shtrihet më lehtë në fytyrë. Poashtu dermatologët rekomandojnë përdorimin e produkteve me vitaminë A me retinol, gjë që përmirësojnë krijimin e linjave apo rrudhave.
Hidratoni lëkurën para aplikimit të fondacionit
Sekreti i grimit është të krijoni lëkurë të freskët, të butë dhe rinore, pavarsisht aplikimit të make up-it. Që ta bëni këtë, duhet së pari të aplikoni hidratues para themelit, përmes balsamëve apo primerëve që lëkura të ketë mjaftueshëm hidratim apo lagështi. Në këtë mënyrë grimi shtrihet shumë më lehtë dhe lëkura bëhet e butë.
Përdorimi i fshehësit të duhur
Të gjithë kemi nevojë për fshehës nga koha në kohë, në mënyrë që të fshehin skuqjen e lëkurës, rrathët e errët të krijuar poshtë syve apo shenja tjera në lëkurë. Fshehësi mund të ndikojë negativisht në lëkurë duke theksuar edhe më tepër rrudhat apo linjat e krijuara. Andaj, që ta parandaloni këtë, zgjedhni një produkt të duhur, aplikoni lehtësisht vetëm disa pika të vogla dhe shtresojeni mirë deri sa ta thithë lëkura.
Thuani “Jo” aplikimit të rëndë me lajner për sy
Ashtu sikur një fondacion i tepruar mund të ju dëmtojë imazhin natyral, poashtu edhe theksimi i tepërt i syve me lajner mund të ju bëjë të dukeni më të moshuara. Krijoni linjë të hollë dhe sa më natyrale në sy, mjafton që të vë në pah formën e syrit.
Ndriçoni fytyrën me hijëzues (highlighter)
Hijëzuesi përmban formulë të lehtë hiëjzuese që thekson pjesë të caktuara të fytyrës suaj. Aplikoni në vendet ku dëshironi t’i ngritni apo theksoni më shumë, por përdoreni me masë që mos ta teproni.
Përcillni rutinën e pudrës
Gjatë moshës më të re, sigurisht keni aplikuar pudër gjatë tërë fytyrës dhe jeni ndjerë mirë sepse akoma nuk keni pasur ato rrudha të bezdisshme. Por, me kalimin e viteve, kontrolloni përdorimin e pudrës, sepse lëkura bëhet më e thatë dhe më shumë ju thekson rrudhat e krijuara. Mund të aplikoni vetëm në zonat më të yndyrshme si në hundë apo në ballë, asesi ta teproni.
Krijoni rutinën për të qenë vitale dhe jo të dobëta
Është interesant fakti se me kalimin e viteve fytyra humbet elasticitetin dhe rrudhat mund të shihen më lehtë. Por, nëse mbaheni të shëndetshme dhe fitoni pak peshë, atëherë fytyra juaj duket më e mbushur dhe rrudhat nuk ju theksohen tepër. Fundja, ajo që ka rëndësi është të ndjeheni mirë me veten tuaj dhe ta duani pa marrë parasysh në çfarë gjendje është!
Burimi: liveabout.com