Dallimi në mes të thonjve me xhel dhe thonjve akrilik

Nëse keni kërkuar ndonjëherë një manikyr që zgjat më shumë se manikyri i zakonshëm, sigurisht jeni përballur me debatin për thonjtë xhel kundër thonjve akrilik. Ndërsa të dyja këto opsione janë një mënyrë e shkëlqyeshme për të provuar trendet ë ndryshme të thonjve, është më e lehtë të thuash sesa të bësh stilin dhe teknikën e duhur për ty.

Me rrezikun e thonjve të thyer zgjedhja e duhur është çelësi për t'u siguruar që thonjtë tuaj të jenë të qëndrueshëm. Më poshtë, ne do të zbërthejmë ndryshimet midis thonjve me xhel dhe akrilik, në mënyrë që të dini se çfarë manikyri të kërkoni.

Çfarë janë thonjtë me xhel?

Përpara se të futemi thellë në diskutimin e thonjve me xhel kundër thonjve akrilik, le të përmbledhim bazat e asaj që marim nga secila. Thonjtë me xhel bëhen përmes një procesi tre hapësh, i cili konsiston në lyerjen e një shtrese bazë, shtresës me ngjyrë dhe shtresës së sipërme mbi thonjtë tuaj natyralë.

Me çdo shtresë, thonjët vendosen nën një dritë UV për 30 sekonda deri në dy minuta për t'u kuruar (tharë). Pasi të kurohet, shtresa e manikyrit xhel ngurtësohet dhe nuk do të njolloset si manikyri tradicional. Rezultati përfundimtar janë thonjtë që kanë një fund me shkëlqim dhe pamje të freskët. Ju mund të përdorni llak xhel në thonjtë tuaj natyralë ose në thonjët artificjal, të quajtura tipsa.

Çfarë janë thonjtë akrilikë?

Thonjtë akrilik janë bërë nga një kombinim solucioni të lëngët dhe pluhur që vendoset mbi thoin tuaj me një furçë. Pasi të aplikohet përzierja, thonjtë tuaj mbushen dhe formohen për të imituar pamjen e thonjve natyralë.

Pasi thonjtë tuaj akrilik të jenë formuar, çdo thua zakonisht lyhet me një shtresë bazë të rregullt, një shtresë me ngjyrë dhe përfundon me shtresën e sipërme. Më pas thonjtë vendosen nën një llambë për t'u tharë. Akriliku mund të aplikohet gjithashtu në tipsa ose në thonjtë tuaj natyralë, megjithëse ato mund t'i dobësojnë thonjtë tuaj nëse i përdorni gjatë.

Në fakt mund t'i përzieni të dy stilet dhe të kuroni xhelin mbi thonjtë tuaj akrilik për manikyrin më të mirë që ka forcë dhe qëndrueshmëri të gjatë.

Cili është ndryshimi midis thonjve me xhel dhe akrilik?

Megjithëse thonjtë me xhel dhe akrilik mund të japin rezultate të ngjashme, ato dallojnë shumë. Siç e përmendëm, thonjtë me xhel zakonisht përbëhen nga lyerja e shtresave të llakut në thonjtë tuaj natyralë dhe kurohen me një llambë UV. Procesi është shumë më i shpejtë se aplikimi i akrilit, veçanërisht sepse tharja është shumë më e shpejtë dhe thonjtë shpesh duken më natyralë. Mund të gjeni sete në internet që ju mundësojnë t'i bëni thonjët me xhel edhe në shtëpi. Pasi të jenë përfunduar, thonjtë me xhel zakonisht zgjasin për rreth 14 ditë. Në fund të kësaj periudhe, ato mund të marrin ajër ose të ngrihen në qoshe.

Kur të jeni gati për të hequr thonjtë me xhel, gjithçka që duhet të bëni është t'i zhysni ato në aceton dhe jeni gati. Në mënyrë tipike, një top pambuku i njomur me aceton vendoset mbi thonjë, pastaj çdo thua mbështillet me letër alumini. Pas 10 minutash, xheli mund të hiqet lehtësisht. Ndërsa thonjtë me xhel mund të jenë të prirur për t'u qëruar, është e ditur se janë më fleksibël se thonjtë akrilikë, megjithëse duhet ta dini se të dy stilet mund të dëmtojnë thonjtë tuaj natyralë nëse i aplikoni këto metoda vazhdimisht për një kohë të gjatë.

Në anën tjetër, thonjtë akrilik ofrojnë një shtresë të fortë mbrojtëse për shkak të pluhurit dhe lëngut, përzierjes hibride me të cilën janë krijuar. Meqenëse thonjtë akrilikë janë të qëndrueshëm, zakonisht nuk duhet të shqetësoheni për plasaritjen, thyerjen ose ngritjen e thonjve gjatë kohës që i keni (madje mund të vini re se thonjtë tuaj natyralë rriten më gjatë dhe më shpejt me akrilik).

Megjithatë, ato nuk janë aq të sigurt, nëse bëni shumë punë me duar (përdorin shumë tastierën, lani enët, të stërviteni me pesha) ekziston mundësia që ato të thyhen. Thonjtë akrilikë gjithashtu mund të duken shumë të trash nëse artistja juaj e thonjëve nuk i zbutë ato për t'u dukur më natyrale. Nëse e përdorni manikyrin e zakonshëm të thonjve mbi akrilik, koha e tharjes mund të marrë pak kohë. Këta thonj janë gjithashtu sfidues për t'u hequr pa dëmtuar thonjët.

Për të mbajtur të paprekur setin tuaj akrilik, do t'ju duhet të rimbushni thonjtë tuaj çdo disa javë. Dhe sapo të hiqni thonjtë akrilikë, shpesh mbeteni me thonj të gjatë por të dobët. Ju duhet të prisni që thonjtë e dëmtuar të rriten për t'i kthyer thonjtë tuaj në formë.

Zakonisht, thonjtë akrilik hiqen në sallon nga një teknik i thonjve, ndërsa thonjtë me xhel mund të hiqen në shtëpi me lehtësi. Nëse përpiqeni të hiqni njërën prej tyre pa ndërmarrë hapat e duhur, mund të mbeteni me thonjë të thyer dhe të brisht. Pra, nëse po pyesni se çfarë është më e keqe për thonjtë tuaj midis xhelit dhe akrilikut, ata të dy kanë potencialin t'i dëmtojnë thonjtë tuaj nëse mbahen vazhdimisht ose hiqen në mënyrë jo të duhur, dhe të dyja mund të duken mahnitëse kur bëhen mirë.

Burimi: Lorealparisusa.com

UNI Cosmetics Blog i dedikohet tërësisht promovimit të temave rreth flokëve, grimit, thonjve, trupit, modës dhe shumë temave të tjera edukative. Të gjitha temat, videot, fotot realizohen me një përkushtim të madh, duke angazhuar profesionistë nga secila fushë, me qëllim që t’ju ofrojmë një udhëzues për stilin tuaj të përditshëm!