Sot, Priyanka Chopra Jonas i bën 37 vite. Aktorja ka patur një vit të suksesshëm. Në dhjetor, ajo u martua me Nick Jonas në një ceremoni martesore përrallore në Rajasthan, India. Në të njejtin muaj, ajo nderoi ballinën e Vogue. Përgjatë momenteve të ndryshme – qoftë duke pozuar për paparacët në qilim të kuq glamuroz në Kanë apo duke u shetitur në rrugët magjepëse të Parisit – Chopra ka paraqitur pjesën e saj të duhur të pamjeve të bukurisë senzacionale.
Pa marr parasysh ngjarjes, aktorja kurrë nuk është e frikësuar që të shtoj pakëz grim shumëngjyrësh tek ansambli i saj. Për të marr pjesë në dasmën mbretërore të shoqes së saj Meghan Markle, Duken e Sussex-it, në pranverën e kaluar, Chopra Jonas u paraqit me një kostum jargavani dhe grim me ngjyrë të përshtatshme pastele hijezuese, e zhytur në një paletë të mrekullueshme të toneve livando. E ulur në rreshtin e parë të shfaqjes vjeshtore 2019 Haute Couture të Dior-it këtë muaj, ajo u paraqit me një vijezues dramatik të zi, të cilën artisti i grimit Pati Dubroff e përfundoi me një skuqje shkëlqyese pjeshke.
Dhe askush nuk e din fuqinë goditëse të buzëve të mira të Chopra Jonas. Duke dalur nga Met Gala e sivjetme, kishte një dukje energjike mat të mprehtë Bordeaux, e cila çiftëzohej shkëlqyeshëm me sytë e saj të ekzagjeruar. Këtu, për nder të ditëlindjes së saj, mund të vazhdojmë të bëjmë një vështrim prapa për pamjet e saj më të mira të grimit.
Burimi: hindustantimes.com