Paraqitja, poshtë deri tek thonjt, është gjithçka

Njerëzit janë duke i shikuar thonjt e mi," thotë Anna DeGuzman, një 21-vjeçare magjistare dhe eksperte në letra pokeri – çka ajo përshkruan si “arti i manipulimit të letrave të pokerit për të krijuar paraqitje të bukura dhe të ndërlikuara” E tëra që i nevojitet asaj është një kuvertë për t'ju mahnitur me rrokullisje, rrotullime, izolime dhe goditje mahnitëse.

Paraqitja, poshtë deri tek thonjt, është gjithçka. “Unë bëjë video, kështu që njerëzit do t’i shikojnë duart e mia,” thotë ajo. “Shumica e njerëzve të cilët bëjnë lojra me letra nuk mendojnë për të.” Dhe përsëri, shumica e njerëzve në fushën e saj nuk janë femra. “Unë nuk e kam pasur një femër magjistare për tu kujdesur për thonjt. Aty është Kopperfieldi. Aty është Blaine. Të gjithë janë burra,’ DeGuzman, e cila filloi karrierën e saj me letra në 2014 pas marrjes së mësimeve nga Youtube, thotë. Ajo pretendon që ishte edhe e pasigurtë se si të stilohej për performancat sepse nuk kishte shembuj për të marr parasysh. “Kur fillova të shkoj në ngjarjet apo konventat për magji, askush nuk supozonte që unë isha magjistare. Ju shikoheni si asistente…me të vërtetë më pëlqen ky nënvlerësim,” thotë ajo. “Idea e magjistares në mendjen e publikut është një burrë i vjetër i bardhë, i veshur me kostum dhe me doreza – modë e vjetër magjepse. Unë dua ta rikrijoj këtë imazh.”

 

Burimi: elle.com

UNI Cosmetics Blog i dedikohet tërësisht promovimit të temave rreth flokëve, grimit, thonjve, trupit, modës dhe shumë temave të tjera edukative. Të gjitha temat, videot, fotot realizohen me një përkushtim të madh, duke angazhuar profesionistë nga secila fushë, me qëllim që t’ju ofrojmë një udhëzues për stilin tuaj të përditshëm!