Të gjitha aksesorët për flokë si llastikë të bukur, shirita zbukurues për flokë dhe karfica me detaje të ndryshme janë një frymëzim për t’i mbajtur flokët tuaja sa më bukur.
Pasarelat e modës janë të mbushura me bizhuteri stolisëse si dhe aksesorë plot ngjyra për në flokë. Më poshtë po ju paraqesim aksesorët më të dalluar që do të jenë si frymëzim i juaji gjatë gjithë kohës.
- Rrip dekorativ

Aksesorë për të lidhur bishtalecin tuaj në formën e një rripi. Kjo është një pamje që vërtetë do të ju bëjë të dalloheni për nga stili i veçantë.
- Kapëse flokësh në formë rripi
![hbz-the-list-best-hair-accessories-16-Tibi bks V RS17 6620]()
Stilimi i flokëve më i lehtë: mblidhni flokët nga prapa me një stil të lirshëm dhe kapni me këtë aksesor frymëzues në formë rripi.
- Shirit i zi
![hbz-the-list-best-hair-accessories-06]()
Një shirit i zi është aksesori më i gjithanshëm dhe jo i shtrenjtë sa i përket aksesorëve për flokë. Ky shirit dekorativ mund të kombinohet me stilimin e flokëve si punxh apo të mbledhura nga prapa.
- Inspirimi me detaje të luleve
![hbz-the-list-best-hair-accessories-12-Erdem bks M RS17 1970]()
Edhe flokët më të çrregullta apo jo të krehura mirë mund të duken mrekullueshëm me anë të zbukurimit të këtyre shnollave me detaje lulesh.
- Fendi

Koleksioni nga Fendi i përbërë nga ekipi i tij dhe stilisti i flokëve Sam McKnight kanë mbledhur copëza dekoruese për flokë me efekt ngjitës.
- Karficë elegante në formë rrethore

Ky aksesor do të zbukurojë në mënyrë të veçantë flokët e juaja plot shkëlqim dhe të lëmuara.
- Chanel

Mos i humbisni këto llastikë flokësh plot ngjyra që përdoren për kapjen e flokëve e që janë ekspozuar në pasarelat e shtëpisë së modës Chanel.
- Llastik prej gëzofi

Ky llastik prej gëzofi është një aksesor shumë interesant nëse i dekoroni flokët apo bishtalecin tuaj.
- Mbretëresha bletë

Të keni aksesor në formën e një blete në kokën tuaj, është diçka shumë intriguese dhe me stil.
- Bottega Veneta

Këto lloj karficash që vendosen pas veshit janë vërtetë detaje mbresëlënëse dhe duken sikur një vazhdimësi e vathëve.
-
Aksesor prej kristali

Nëse kërkoni diçka me detaje kristali, perla apo elemente swarovski, atëherë ky lloj aksesori i përmban të gjitha.
- Marchesa

Nëse i keni të mbledhura flokët nga prapa apo dredha natyrale, mund të shihni se si flokët e modeleve në shtëpinë e modës Marchesa janë dekoruar me aksesor prapa veshit.
- Karfica të bukura

Ky lloj krehëri apo karfice është një detaj i mrekullueshëm për të ju bërë të dukeni e veçantë në stilin tuaj elegant.
- Bizhuteri në formë kurore

Nuk ka aksesorë më mbresëlënës se një kurorë e kombinuar me shirit e cila është shumë e thjeshtë për tu vendosur në ndonjë mbrëmje apo eveniment festiv.
- Rodarte

Stilisti i flokëve Odile Gilbert dhe ekipi i saj kanë kaluar orë të tëra për prerjen dhe qepjen e pëlhurave të ndryshme si një lloj shiriti për kokë. Vendoset nga prapa flokëve si mbulim i tërësishëm dhe detaj fantastik.
- Kurorë me detaje thumbash dhe perlash

Nuk ka aksesor më të kërkuar se ky lloj shiriti dekorativ i mbuluar me thumba dhe perla zbukuruese.
Burimi: glamour.com



