Sytë tërheqës që i dashurojmë

Sytë janë pasqyrë e shpirtit të njeriut. Femrat gjithmonë gjejnë mënyra të ndryshme për t’i vënë në pah apo theksuar sytë në mënyrë që të duken më të mëdhenj.

Ja disa nga këshillat që do të ju ndihmojnë shumë:

  1. Theksimi i vetullave

Vetullat e bukura janë zbukurimi më i rëndësishëm i fytyrës së njeriut. Ju mund të përdorni një laps apo hijëzim për vetulla, në mënyrë që ti theksoni dhe t’u jepni formë.

  1. Aplikoni hijëzues

Hijëzuesi është një preparat kozmetik që i jep shkëlqim lëkurës suaj. Që t’i theksoni sytë edhe më shumë, aplikoni konturim në zonën rreth syve e më pas përdorni hijëzuesin për ndriçimin e pjesëve të brendshme të syve.

  1. Vizatoni paraprakisht harkun apo linjën e syrit

Kjo nuk është asnjëherë jashtë mode, andaj merrni një laps apo llajner për sy dhe vizatoni kënde apo linja të mahnitshme. Duken shumë mrekullueshëm!

  1. Krijoni hijëzim “smokey eye”

Ky lloj hijëzimi është një nga teknikat më të njohura të makiazhit. Është e përshtatshme edhe gjatë ditës por edhe natën, duke i theksuar sytë tuaj dhe duke i bërë më të ndritshëm.

  1. Mos harroni për lapsin e bardhë të syve

Që t’i bëni sytë të ju duken më të mëdhenj, aplikoni apsin e bardhë për sy në fillim të zonës së syrit, lart dhe poshtë, vetëm në skajet në fillim të syrit.

  1. Lakoni qerpikët për volum më të madh

Përdorni një lakues për qerpikët, dhe kështu do të fitoni qerpikë të bukur dhe shumë natyral.

  1. Zgjatni qerpikët

Që t’i zgjeroni qerpikët tuaj, merrni maskarën dhe filloni t’i lyeni qerpikët një nga një, në mënyrë vertikale dhe lart-poshtë. Kështu do të mund t’i kushtoni vëmendje secilit qerpik në vete.

  1. Aplikoni buzëkuq nudo

Nëse dëshironi t’i theksoni më shumë sytë, atëherë mos përdorni buzëkuq të ndritshëm. Zgjidhja perfekte do të ishtë një shkëlyes buzësh i ndritshëm apo ndonjë nuancë nudo e buzëkuqit.

 

Burimi: brightside.me

UNI Cosmetics Blog i dedikohet tërësisht promovimit të temave rreth flokëve, grimit, thonjve, trupit, modës dhe shumë temave të tjera edukative. Të gjitha temat, videot, fotot realizohen me një përkushtim të madh, duke angazhuar profesionistë nga secila fushë, me qëllim që t’ju ofrojmë një udhëzues për stilin tuaj të përditshëm!