Në vazhdim po ju paraqesim preferencat më të mira të artit të thonjve, të frymëzuara nga manikyristët më të prirur në internet.
Stoli në thonjtë tuaj
Shtoni bukurinë e manikyrit tuaj ngjyrë nudo me disa detaje stolisëse në forma tre-dimenzionale. Shtoni ca unaza për të theksuar edhe më shumë efektin.
Një manikyr i tillë do të duket shumë më interesant duke shtuar ndonjë vijë të hollë të zezë të tërhequr nga anash.
Ora e artë
Një motiv i natyrës me prekje ngjyrë ari ngjall ndjenjën e gjetheve të natyrës. Bëhuni kreativ dhe përdorni ngjyra të ndryshme.
Rozë kromatike
Ju mund të theksoni edhe më shumë nuancën e rozës përmes një manikyri të artë kromatik.
Arti i ri francez
Një freski në artin e manikyrit francez: model me ngjyrë të bardhë dhe me një gjysmë-hëne në fund të thonjve.
Detaje të errëta florale
Ju mund të frymëzoheni nga artistja e manikyrit Nina Park me printime lulesh nga Gucci.
Flakë zjarri
Provoni një dizajn si flakë zjarri me shkëlqim të lartë, që nuk kërkon aq shumë mund për ta bërë, ndërsa efekti është i mahnitshëm.
Thonj me detaje të logove
Thonjtë me detaje të shenjave apo logove kanë një dominim të madh në artin e thonjve. Tek Marc Jacobs, manikyristi Jin Soon Choi ka zgjedhur një paletë ngjyrë kafe me mbishkrime apo logo ngjyrë ari.
Shkarravitje me linja të zeza
Një manikyr me nuancë nudo dominon aq shumë nëse shtoni ndonjë detaj të shkarravitur me linja të zeza, në njërin thua nga të dy duart.
Mermer i zi
Një manikyr që jep ndjesinë e artit të një mermeri të zi të krisur me pak nuancë të bardhë, duket aq ideal për muajt e freskët të dimrit.
Super grafikë
Aplikoni llak më ngjyrë të zëzë me dy dizajne të theksuara që përfshijnë nuancën bardhë e zi, vërtetë jep efektin e një grafike.
Burimi: buzzfeed.com