Asgjë nuk e prish një pamje të shkëlqyer grimi, që mblidhet në një vend. Duke marrë parasysh që qëllimi i fondatinës është të hijezoj papërsosmëritë, është një zhgënjim i vërtetë kur vet ajo krijon probleme, përkatësisht teksturë të theksuar të lëkurës dhe një ten të njollosur.
Nëse kjo është diçka me të cilën keni vështirësi, vazhdoni të lexoni sepse Sir John, grimier i famshëm dhe ekspert i L'Oréal Paris, do të na mësoj teknikat e tij për të zotëruar grimin e lëmuar.
- Përgatitni lëkurën tuaj duke eksfoliuar
Pavarësisht se çfarë grimi aplikoni në lëkurën tuaj, njollat e thata dhe strukturës së pabarabartë të lëkurës do të zvogëlojnë butësinë e lëkurës tuaj. Për të adresuar këto shqetësime, Sir John thekson rëndësinë e eksfolimit.
"Eksfoliatorët kimikë janë kryesorët në lojë," thotë ai. “Kur keni një lëkurë të sapo eksfoluar, fondatina mbërthen më mirë në lëkurën tuaj.” Ai rekomandon produkte kimike për eksfolim sesa eksfoliues manual sepse janë më të butë.
- Mos harroni të hidratoni
Një shtresë e një produkti hidratues është thelbësore në mënyrë që fondatina juaj të duket sa më mirë. Sir John thotë se edhe një hidratues i lehtë ose serum i lehtë kryen punë.
Nëse keni lëkurë shumë të yndyrshme, mund të anashkaloni një hidratues tradicional dhe të zgjidhni një serum hidratues. Ndihmon për të rimbushur dhe hidratuar lëkurën tuaj pa lënë pas asnjë lloj mbetjeje të rëndë apo të yndyrshme.
Nëse keni lëkurë të thatë, provoni një hidratues të pasur. Ka një formulë ushqyese që ndihmon në zbutjen e njollave të thata, përveç mbrojtjes me SPF dhe antioksidantëve.
- Zgjidhni formulën tuaj të fondacionit mirë
Çdo fondatinë është e ndryshme dhe po ashtu edhe lëkura e të gjithëve. Nëse keni të bëni me një ten me teksturë për shkak të njollave, Sir John rekomandon të zgjidhni fonddantinat mat. “Qëndroni larg produkteve me shkëlqim”, thotë ai. “Përdorni produkte mat, sepse nuk duhet t'i kushtoni vëmendje teksturës. Do të shihni më shumë teksturë kur përdorni ndonjë gjë me shkëlqim.”
Nëse keni lëkurë të thatë, bazamentet me tekstura të rënda mund të shtojnë shtrëngim dhe shqetësim që shpesh shoqëron llojin e lëkurës tuaj. Në vend të kësaj, zgjidhni produkte të lehta.
- Merrni parasysh metodën e aplikimit
Mënyra më e mirë për të aplikuar fondatinë varet nga preferenca personale. Megjithatë, nëse jeni duke luftuar që grimi juaj të duket i lëmuar për shkak të strukturës së lëkurës, përdorni një sfungjer grimi. Aplikimi i fondatinës me një sfungjer të lagur është i shkëlqyeshëm sepse thith produktin e tepërt që mund të theksojë strukturën.
Burimi: Lorealparisusa.com