A është e sigurt të lyesh flokët gjatë shtatzënisë?

Kur jeni shtatzënë, flokët tuaj, dhe më konkretisht, ngjyra e flokëve tuaj mund të ketë nevojë për një rifreskim. Ngjyrosja e flokëve gjatë shtatzënisë është një shqetësim i zakonshëm për shumë nëna të ardhshme, ndaj ne jemi këtu për t'ju ndihmuar. Nëse jeni shtatzënë dhe jeni konfuze se nëse është e sigurt të lyeni flokët gjatë shtatzënisë, vazhdoni të lexoni ndërsa ne zbërthejmë atë që duhet të dini.

A është e sigurt të lyesh flokët gjatë shtatzënisë?

Sipas klinikës Mayo, lëkura juaj thith vetëm një sasi të kufizuar të ngjyrës së flokëve dhe produkteve të tjera për rregullimin dhe stilimin e flokëve, këto kimikate në përgjithësi që nuk paraqesin kërcënim për një fëmijë në zhvillim. Thënë kjo, lëkura e infektuar, e irrituar ose ndonjë çarje në lëkurë mund të absorboj më shumë kimikate. Megjithatë, duhet të bëhen më shumë kërkime për të arritur në përfundimin se nuk ka efekte negative të shkaktuara nga ngjyrosja e flokëve gjatë shtatzënisë, duke e bërë të rëndësishme marrjen e masave paraprake.

"Së pari, unë gjithmonë këshilloj çdo nënë të ardhshme që të konsultohet fillimisht me mjekun e saj," shpjegon Jonathan Colombini, stilist i famshëm dhe drejtor kreativ i stilit dhe ngjyrave të L'Oréal Paris. “Unë nuk jam mjek, mund t'i këshilloj vetëm nga përvoja ime klientët e mia që janë shtatzënë. Megjithatë, ka produkte profesionale të ngjyrosjes së flokëve që nuk kanë amoniak në to, gjë që dëshironi të shmangni më së shumti kur jeni shtatzënë.

Ai gjithashtu këshillon të ndaloni ngjyrosjen e flokëve gjatë tremujorit të parë nëse nuk jeni të sigurt, pasi do të dëshironit të shmangni çdo kimikat të ashpër. Shoqata Amerikane e Shtatzënësisë pajtohet, duke deklaruar se është më mirë të prisni deri në tremujorin e dytë për të trajtuar flokët tuaj me kimikate në çfarëdo mënyre. Dhe për shkak se "zbardhuesi (bllanzhi) është një nga produktet më agresive të ngjyrave të flokëve", Colombini sugjeron që mund ta anashkaloni deri pas shtatzënisë.

Si të lyeni flokët gjatë shtatzënisë

Nëse vendosni të lyeni flokët gjatë shtatzënisë, duhet të merrni masa paraprake. Mbani parasysh këto këshilla të dobishme përpara se të rezervoni terminin në sallon ose të shkoni të blini ngjyrën e flokëve për t'i lyer në shtëpi.

  1. Ndiqni udhëzimet

Është e rëndësishme të ndiqni udhëzimet e pakos së ngjyrës së flokëve sa herë që vendosni të ngjyrosni flokët në shtëpi, por edhe më shumë duhet t'i kushtoni kujdes kur jeni shtatzënë. Kushtojini vëmendje të veçantë mënyrës se si duhet të aplikohet produkti, dhe për sa kohë. Lëreni bojën e flokëve vetëm për aq kohë sa është përcaktuar për kujdes të shtuar dhe sigurohuni që ta aplikoni bojën e flokëve në një zonë të ajrosur mirë.

  1. Mbulohuni

Kur aplikoni bojë flokësh, vendosni një palë doreza. Kjo është e domosdoshme edhe nëse jeni duke i ngjyrosur flokët në shtëpi ose nëse jeni floktar duke i ngjyrosur flokët një klienteje gjatë shtatzënisë, sipas një studimi nga Qendra Kombëtare për Informacionin Bioteknologjik (NCBI), pasi mbajtja e dorezave ndihmon në mbrojtjen e lëkurës tuaj nga absorbimi i produktit.

  1. Shpëlajeni tërësisht

Pas përdorimit të bojës së flokëve, sigurohuni që të shpëlani tërësisht flokët dhe kokën tuaj për të shmangur mbetjet.

  1. Limitoni seancat tuaja të ngjyrosjes

Pavarësisht nëse ju kanë rritur rrënjët ose keni vënë re se flokët tuaja po bëhen të verdha, është më mirë të minimizoni numrin e herëve që i lyeni flokët gjatë shtatzënisë. Studimi i NCBI zbuloi se trajtimi i flokëve tre deri në katër herë gjatë shtatzënisë nuk duket se rrit rrezikun e efekteve negative në fetus për një grua mesatare shtatzënë.

  1. Kufizoni orët tuaja të ekspozimit

Nëse parukeria është profesioni juaj, kushtojini vëmendje. I njëjti studim i NCBI sugjeron që parukierët të punojnë më pak se 35 orë në javë për të minimizuar ekspozimin e zgjatur ndaj ngjyrës së flokëve. Kjo mund të jetë e vështirë, veçanërisht për stilistët e pavarur të flokëve. Bisedoni me punëdhënësin tuaj ose hartoni një plan që ju lejon të kufizoni ekspozimin tuaj të përditshëm ndaj llojeve të caktuara të ngjyrës së flokëve.

Këshillë: Nëse keni ndonjë shqetësim në lidhje me shtatzëninë ose shëndetin, është gjithmonë më mirë të konsultoheni me mjekun tuaj.

  1. Zgjidhni ngjyrë flokësh pa amoniak

Sprejët e flokëve me ngjyrë të përkohshme dhe ngjyrat gjysmë të përhershme të flokëve janë opsione të shkëlqyera kur dëshironi të ndryshoni ngjyrën tuaj për një periudhë të shkurtër kohe, dhe ato mund të jenë rruga juaj më e mirë drejt një ngjyre të re flokësh gjatë shtatzënisë. Për shkak se këto bojëra flokësh nuk përmbajnë amoniak ose peroksid, nuk ka zhvillim ose përzierje paraprake, ato nuk depërtojnë në boshtin e flokëve. Ngjyra thjesht mbështillet rreth fijeve dhe lahet në ditën e larjes.

Burimi: Lorealparisusa.com

UNI Cosmetics Blog i dedikohet tërësisht promovimit të temave rreth flokëve, grimit, thonjve, trupit, modës dhe shumë temave të tjera edukative. Të gjitha temat, videot, fotot realizohen me një përkushtim të madh, duke angazhuar profesionistë nga secila fushë, me qëllim që t’ju ofrojmë një udhëzues për stilin tuaj të përditshëm!