Pak lagështi mund të jetë një gjë e mirë për ta mbajtur lëkurën tuaj të butë dhe të hidratuar. Por kur lagështia në ajër arrin 50 për qind ose më shumë, ai mund të lërë lëkurën tuaj të djersitur dhe madje mund të rezultoj në shpërthime aknesh.
Ju mund t'ju habis, mirëpo në fakt nuk djersitni më shumë kur lagështia është e lartë, djersa thjesht qëndron në lëkurë më gjatë sepse nuk avullohet në ajër aq shpejt sa kur nuk ka lagështi. Kur djersa qëndron në lëkurë, mund të bllokoj poret. Plus, ajri i lagësht mund të stimulojë gjëndrat dhjamore të prodhojnë më shumë sebum (yndyrë), duke i dhënë lëkurës një pamje të yndyrshme. Përfundimisht kombinimi çon në shpërthime më të shpeshta.
Luftoni lagështinë
- Filloni dhe përfundoni çdo ditë me një pastrues. Pastrojeni fytyrën në mëngjes dhe në mbrëmje për të hequr grimin dhe vajin e tepërt. Lëkura juaj do të ndihet e freskët dhe e pastër kur papastërtitë e ditës të hiqen nga lëkura juaj.
- Kërkoni përbërësit e duhur. Pastruesit me acide salicilike ndihmojnë në heqjen e qelizave të vdekura të sipërfaqes së lëkurës dhe mbajtjen e poreve të pastra për të ndihmuar në parandalimin e formimit të puçrrave.
- Hidratohuni dhe mos harroni SPF. Përdorni një hidratues pa vaj me një krem kundër diellit me spektër të gjerë, të paktën SPF 15, për t'u mbrojtur nga ekspozimi i rrezeve UV nga dielli, i cili është një kërcënim i zakonshëm në klimat e nxehta dhe të lagështa.
- Neutralizoni tharjen me një hidratues me bazë uji. Gjatë natës, përdorni një hidratues të lehtë me bazë uji për të izoluar lagështinë dhe për të ndihmuar në mbajtjen e lëkurës tuaj të hidratuar ndërsa flini. Kërkoni një që nuk është komedogjen, që do të thotë se nuk do të bllokojë poret.
Pavarësisht nëse jetoni në një klimë të lagësht gjatë gjithë vitit, si p.sh. pranë Ekuatorit, ose përjetoni lagështi të fortë vetëm gjatë muajve të verës, lëkura juaj nuk duhet të përballojë nxehtësinë. Luftoni lagështinë me këto këshilla të thjeshta për të pasur një lëkurë më të bukur, në mënyrë që të qëndroni pa njolla dhe të shkëlqeni në mënyrë të shëndetshme.
Burimi: Olay.co.uk