SUBRINA PROFESSIONAL COLOUR PERMANENT VIBRANT 0/28 100ML | NGJYRË E PËRHERSHME PËR FLOKË

UNI CosmeticsKodi:4260446018632

Çmimi:
€5,49

Taksat e përfshira

Statusi:
Në stok

Ngjyrë profesionale me shkëlqim të lartë dhe qëndrueshmëri

Karakteristikat kryesore të ngjyrës:

  • Ngjyrë unike, intensive dhe me plotë shkëlqim.
  • Mbulon deri në 100% thinjat e flokëve.
  • Me amoniak dhe me teknologji të kristaleve të lëngëta.
  • Aromë e butë.
  • Vegane.
  • Për përdorim profesional.

Ngjyrat e përhershme të flokëve ndahet në tri kategori: 

  • ESSENCIAL (THELBËSORE) - Kjo gamë përfshin të gjitha kombinimet e ngjyrave natyrale, të arta dhe kafe të cilat janë të pasuruara me grupe të reja të nuancave të arta.
  • VIBRANT (PLOT JETË) - Kjo gamë përfshin të gjitha nuancat e kuqe, kafe dhe vjollcë, gjithashtu përmban përzierje kreative për të theksuar tonin e ngjyrës.
  • HIGHLIFT (BJONDE ME HAPJE TË LARTË) - Kjo gamë përfshin 12 nuanca në nivelin 11/X - për hapje nga 4 deri në 5 nivele (në flokë natyralë).

Katër sisteme parësore që krijojnë ngjyrat e përhershme:

  • LIQUID CRYSTAL - Formula e ngjyrës përmban kristale të lëngshme, të cilat mbajnë pigmente në flokë, duke siguruar ngjyrë intensive, të njëtrajtshme dhe të qëndrueshme.
  • AROMAGUARD - Teknologjia ‘Aroma-Guard‘ punon në sinergji me aromën e produktit dhe lejon një reduktim të perceptimit të aromave të pakëndshme deri në 70%, duke e zëvendësuar atë me një aromë të butë dhe të këndshme.
  • EMULSION - Falë sistemit të emulsionit, ngjyrat mundësojnë: depozitim më të madh të vajit; veti kondicionuese; depërtim më të shpejtë në brendësinë e flokut dhe shkëlqim.
  • ARGAN OIL - Ngjyra është e pasuruar me vaj argani, acide yndyrore dhe antioksidant të fuqishëm si vitamina E, që ndihmojnë në mbajtjen e flokut të hidratuar.

Pamjet e nuancave të ngjyrave janë vetëm për ilustrim, ato mund të ndryshojnë varësisht nga ekrani i pajisjes tuaj (kompjuter, telefon etj,) të cilën e përdorni. Prandaj, UNI Cosmetics nuk merr përgjegjësi për asnjë variacion të papritur të nuancës së ngjyrës.

Mënyra e përdorimit: Ndiqni udhëzimet në paketim.

Kujdes: Ngjyrat e flokëve mund të shkaktojnë reaksione serioze alergjike. Lexo dhe ndiq udhëzimet. Kryeni një test paraprak të alergjisë 48 orë para se të aplikoni ngjyrën. Nëse nuk keni ndonjë irritim, vazhdoni me aplikimin e ngjyrës. Lexoni me shumë kujdes fletë-udhëzimin që shoqëron produktin. Ky produkt nuk duhet të përdorët nga fëmijët nën moshën 16 vjeçare. Vetëm për përdorim profesional. Përdorni doreza të përshtatshme nëse produkti bie në kontakt me sytë tuaj, lani menjëherë me shumë ujë. Mos e përdorni për ngjyrosjen e qerpikëve apo të vetullave.


SHËNIM: 
TË GJITHA PRODUKTET E BRENDIT SUBRINA SHITEN EKSKLUZIVISHT VETËM NË TERRITORIN E KOSOVËS, NDËRSA PRODUKTET PROFESIONALE SHITEN VETËM NË STUDIO BUKURIE.
NË RAST SE PROCESONI NDONJË POROSI NË WEB FAQEN TONË ME PRODUKTE PROFESIONALE DHE NUK KENI STUDIO TË BUKURISË APO NUK JENI FLOKTAR, ATËHERË STAFI YNË DO T'I ANULOJ NGA POROSIA PRODUKTET PROFESIONALE.

Ju lutem shikoni më poshtë opsionet e pagesës:

  • Pagesë me kartelë bankare (Visa, Master Card, Maestro, etj.)
  • Pagesë pas pranimit të porosisë (vlen vetëm për territorin e Republikës së Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut)
  • Transfer bankar
  • Western Union – Labinot Vitia, Prishtinë, Kosovë
  • Money Gram – Labinot Vitia, Prishtinë, Kosovë
Për informacione të tjera rreth të dhënave bankare, ju lutem klikoni këtu.
              Ju lutem shikoni më poshtë opsionet e transportit:
              • DHL
              • Posta e Kosovës
              • Posta Mik Mik
                  WORLDWIDE SHIPPING
                  Për herë të parë në historinë e tregut të kozmetikës në rajonin e Ballkanit, ne kemi filluar edhe me shërbimin e ri të transportimit të produkteve në të gjithë botën (Worldwide Shipping) në mënyrë që të jemi sa më afër klientëve tanë.

                  Për sa kohë do të arrijë porosia juaj tek destinacioni i kërkuar apo për informacione të tjera, ju lutem klikoni këtu.

                  Kalkulo çmimin e transportit!

                  Ndoshta ju pëlqejnë

                  Produktet që keni shikuar më parë