Lëkurë ideale e lëmuar dhe e butë në prekje, ndjesi e shëndetshme, e hidratuar si dhe me aromë magjepsëse, çfarë mund të dëshironi më shumë?
Përbërësit e përzgjedhur me kujdes mundësojnë një nivel të lartë hidratimi edhe të lëkurës më të thatë duke e bërë atë delikate, të lëmuar dhe të butë. Kur përdoret rregullisht, përbërësit aktivë të kremit i mundësojnë lëkurës të rifitojë fleksibilitetin dhe pamjen rinore, ajo rigjenerohet ndërsa pamja e saj përmirësohet dukshëm. Formula është e lehtë dhe përhapet lehtësisht në lëkurë, për më tepër, përthithet në çast dhe nuk lë një shtresë ngjitëse në duar.
Një avantazh shtesë i produktit është aroma e tij e mrekullueshme që zgjat gjatë në lëkurë:
- Sensual Moments Hush Hush – një aromë fantastike e pjeprit dhe agrumeve. Me një nuancë të hidhësisë së grejpfrutit, ëmbëlsisë së mollës dhe butësisë së shalqirit shkrihet me aromën e buqetës së një luleje: tuberoza, zambaku i luginës, trëndafili dhe pansi. Gjithçka ndërthuret me një akorde të aromës së drurit të sandalit-qelibarit.
- Sensual Moments Secret Love – një përbërje me lule që magjeps me thekse gazmore. Këtu do të gjeni nota fisnike të irisit, lules së portokallit dhe jaseminit të cilat theksohen nga akordet e thella të paçulit, përbërjes së pralinës dhe mjedrës.
Veçoritë:
- Hidraton në mënyrë efektive dhe rigjeneron dukshëm lëkurën e duarve
- Jep ndjesinë e menjëhershme të butësisë
- Largon tensionin e pakëndshëm të lëkurës
- Përmirëson gjendjen dhe fleksibilitetin e lëkurës
- Aromë e qëndrueshme parfumi
Përdorimi: masazhoni në duar të pastra dhe të thata dhe lëreni të përthithet.
Ju lutem shikoni më poshtë opsionet e pagesës:
- Pagesë me kartelë bankare (Visa, Master Card, Maestro, etj.)
- Pagesë pas pranimit të porosisë (vlen vetëm për territorin e Republikës së Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut)
- Transfer bankar
- Western Union – Labinot Vitia, Prishtinë, Kosovë
- Money Gram – Labinot Vitia, Prishtinë, Kosovë
- DHL
- Posta e Kosovës
- Posta Mik Mik
Për sa kohë do të arrijë porosia juaj tek destinacioni i kërkuar apo për informacione të tjera, ju lutem klikoni këtu.