Quin Hair High Thermo Protection - një serum termo-mbrojtës i krijuar për njerëzit që përdorin shesh tharëse, figaro/drejtuese apo paisje tjera të nxehta për të stiluar flokët e tyre. Bazuar në teknologjinë e avancuar Thermo Guard të përdorur në formulim, një përzierje silikonesh shumë të përzgjedhura u përdor për të formuar një film fleksibël dhe mbrojtës në flokë. Ndihmon në parandalimin e degradimit të tepërt të përbërësve kryesorë të ndërtimit të flokëve (zinxhirët peptide, fibrat e përdredhura të keratinës të lidhura me lidhje disulfide tërthore) në kontakt me temperaturë shumë të lartë (200⁰C) që vjen nga pajisjet e stilimit. Serumi i mbrojtjes speciale përfshin majat më të ekspozuara ndaj dëmtimit, jo vetëm termik, por edhe mekanik. High Thermo Protection lejon që stilimi i flokëve të jetë më i shpejtë (kontakti i shkurtuar ndërmjet pistës së flokëve ose kaçurrelave) dhe lehtëson krehjen e flokëve të lagur apo të thatë. Krijon një "mburojë" specifike mbi flokë. Pas aplikimit, flokët janë të mëndafshtë dhe natyralë në prekje. Serumi lë një aromë të këndshme, delikate dhe të qëndrueshme në flokë.
Veçoritë:
- Formula e produktit e bazuar në teknologjinë e avancuar Thermo Guard parandalon degradimin e tepërt të përbërësve kryesorë të ndërtimit të flokëve, shkurton kohën e punës me figaro/drejtuesin.
- Lehtëson krehjen e flokëve të lagur dhe të thatë dhe stilimin e flokëve
- Mbron flokët e lyer nga larja e tepërt e ngjyrës
- Lë një aromë të këndshme, delikate dhe të qëndrueshme në flokë
- I bën flokët të jenë të mëndafshtë në prekje
Përdorimi: Në rastin e përdorimit të tharëses - aplikoni disa pika në flokë të thara me peshqir, dhe në rastin e figaros/drejtueses - aplikoni produktin në flokë të tharë (veçanërisht në maja). Mos përdorni shumë serum. Mund të përdoret pas çdo larje flokësh.
Mos e shpëlani.
Ju lutem shikoni më poshtë opsionet e pagesës:
- Pagesë me kartelë bankare (Visa, Master Card, Maestro, etj.)
- Pagesë pas pranimit të porosisë (vlen vetëm për territorin e Republikës së Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut)
- Transfer bankar
- Western Union – Labinot Vitia, Prishtinë, Kosovë
- Money Gram – Labinot Vitia, Prishtinë, Kosovë
- DHL
- Posta e Kosovës
- Posta Mik Mik
Për sa kohë do të arrijë porosia juaj tek destinacioni i kërkuar apo për informacione të tjera, ju lutem klikoni këtu.