Formula, e pasuruar me përbërës aktivë të dobishëm për përmirësimin e mirëqenies së flokëve, duke përmbushur dëshirën e klientit për një trajtim teknik që nuk bën kompromis në aspektet kozmetike.
QELIZAT STAMINALE BIMORE: ato janë “zemra që rreh” e bimës dhe një burim i çmuar i përbërësve aktivë natyralë. Sigurojnë rigjenerim efektiv dhe të sjellin veprim stimulues efikas në qeliza. Kjo i bën ato një eliksir të vërtetë rinie për flokët.
ACIDI HIALURONIK: sjell fuqi hidratuese të synuar, duke qenë në gjendje të lidh një numër të madh molekulash uji dhe të rivendosë ekuilibrin e duhur hidrik të flokëve natyralë.
VAJI KËPI: rigjallëron flokët, duke sjellë elasticitet, volum, butësi dhe shkëlqim falë përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore esenciale, Omega 3 dhe Omega 6, si dhe vitaminë E. Përmbajtja e lartë e vitaminës B1 dhe B2 zbut në mënyrë aktive flokët, me një efekt zbutës të jashtëzakonshëm.
MËLLAGA: I pasur me mucilage, i cili e mbanë hidratimin, ekstrakti i mëllagës sjell veprim hidratues, si dhe ka veti zbutëse, ushqyese dhe shkëlqyese, duke ristrukturuar dhe zbutur flokët.
PROTEINA MËNDAFSHI: Fiksohet në keratinën e flokëve, duke krijuar një barrierë mbrojtëse. Ato gjithashtu hidratojnë dhe qetësojnë flokët, duke ndihmuar në parandalimin e plakjes. Gjatë ngjyrosjes, proteinat e mëndafshit veprojnë si agjentë mbrojtës, duke u kujdesur për mirëqenien dhe shëndetin e flokëve, duke i lënë të lehtë për t'u krehur, të mëndafshtë dhe plot shkëlqim falë fuqisë së tyre të jashtëzakonshme kondicionuese.
KAMOMILI: Me veti mbrojtëse, zbutëse dhe qetësuese, ekstrakti i kamomilit është jashtëzakonisht i dobishëm për flokët e brishtë.
Veçoritë:
- Një përvojë e re profesionale e ngjyrës së flokëve;
- Mbulim 100% i flokëve të thinjur;
- 0% sles (sodium laureth sulfate);
- 0% parabene;
- Përmban përbërës aktivë të zgjedhur me kujdes për flokë të bukur;
- Ngjyrë e qëndrueshme;
- Bazë kremoze e kondicionuar;
- Shkëlqim i jashtëzakonshëm;
- Një gamë e gjerë opsionesh ngjyrash;
- Tub 120 ml për trajtime më shumë se një herë.
Ju lutem shikoni më poshtë opsionet e pagesës:
- Pagesë me kartelë bankare (Visa, Master Card, Maestro, etj.)
- Pagesë pas pranimit të porosisë (vlen vetëm për territorin e Republikës së Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut)
- Transfer bankar
- Western Union – Labinot Vitia, Prishtinë, Kosovë
- Money Gram – Labinot Vitia, Prishtinë, Kosovë
- DHL
- Posta e Kosovës
- Posta Mik Mik
Për sa kohë do të arrijë porosia juaj tek destinacioni i kërkuar apo për informacione të tjera, ju lutem klikoni këtu.