GIVEAWAY
GIVEAWAY - FITO GIFT CARD
Fito Gift Card në vlerë prej 300€ apo njërin nga shpërblimet e tjera që dhuron UNI Cosmetics!
SHPËRBLIMET:
- 1 x Gift Card 300€
- 1 x Gift Card 200€
- 1 x Gift Card 100€
- 1 x Gift Card 50€
- 1 x Gift Card 25€
- 1 x Gift Card 10€
Ju lutem klikoni këtu për t'i shikuar shpërblimet dhe për tu njoftuar me mënyren e përdorimit të Gift Card.
KUSHTET DHE RREGULLAT E LOJËS SHPËRBLYESE
Ju lutem lexoni me kujdes kushtet dhe rregullat e lojës shpërblyese sepse ju duhet të pajtoheni me to, në mënyrë që të merrni pjesë në lojën shpërblyese të organizuar nga UNI Cosmetics.
Për t’u bërë pjesë e lojës shpërblyese, ju duhet të bëni:
- Follow/Like rrjetet tona sociale:
- UNI Cosmetics International - Facebook- unicosmeticsinternational - Instagram- unicosmetics.int - TikTok - Like postimin
- Tag 3 shoqe/shokë
Të përgjithshme:
- Të gjithë personat fizik me adresë banimi në Republikën e Kosovës kanë të drejtë të marrin pjesë në lojën tonë shpërblyese.
- Një fitues do të shpërblehet me vetëm një çmim.
- Loja shpërblyese “Fito Gift Card” do të zgjasë deri më 30.04.2022, në orën 00:00.
- Numri i shpërblimeve është i kufizuar dhe në asnjë rast nuk do të ndahen më shumë shpërblime se numri i paraparë me këto kushte dhe rregulla.
- Shpërblimet do të dhurohen për fituesit si në vijim:
- 1 x Gift Card 300€ - Facebook
- 1 x Gift Card 10€ - Facebook
- 1 x Gift Card 200€ - Instagram
- 1 x Gift Card 25€ - Instagram
- 1 x Gift Card 100€ - TikTok
- 1 x Gift Card 50€ - TikTok - Fituesi do të kontaktohet për tërheqje të shpërblimit përmes të dhënave të tij, që i ka të regjistruara në rrjetet sociale dhe nëse brenda 10 ditëve nga dita e përfundimit të lojës shpërblyese fituesi nuk paraqitet, ai humb të drejtën e shpërblimit.
- Organizatori rezervon të drejtën të diskualifikojë pjesëmarrësit të cilët nuk respektojnë rregullat ose të cilët përmes mashtrimit ose çfarëdo mënyre tjetër të palejuar kanë marrë pjesë në lojën tonë shpërblyese.
- Gjatë dorëzim/pranimit të shpërblimit fituesi duhet të nënshkruaj një vërtetim me të cilin e pranon shpërblimin e fituar, në të kundërtën nuk ka të drejtë të pranojë shpërblimin. Gjithashtu, para dorëzimit të shpërblimit, mund të kërkohet nga fituesi të nënshkruaj një vërtetim që na lejon të përdorim pa kompensim: emrin dhe mbiemrin, fotografitë dhe video incizimet të cilat janë realizuar gjatë dorëzim/pranimit të shpërblimit, vetëm me qëllim të promovimit të lojës shpërblyese.
- Në lojë shpërblyese nuk kanë të drejtë të marrin pjesë stafi i UNI Cosmetics, agjensitë e marketingut të angazhuara nga organizatori në promovimin e lojës shpërblyese, si dhe anëtarët e ngushtë të familjes së tyre (bashkëshortët, fëmijët, prindërit dhe vëllezërit e motrat e tyre nëse jetojnë me ta në bashkësi).
- Nëse fituesi i shpërblimit është një person i mitur ose i është hequr zotësia e veprimit, shpërblimin do ta pranoj përfaqësuesi ligjor pas nënshkrimit të deklaratës me të cilën organizatori lirohet nga çfarëdo përgjegjësie që mund të lind në lidhje me dhënien e shpërblimit, si dhe të dëmshpërblimit ose kërkesës së çfarëdo lloj natyre që lidhet me këtë. Cilësia e përfaqësuesit vërtetohet me dokumentacion të vlefshëm origjinal. Organizatori rezervon të drejtën për të kryer kontrollim të fakteve të mësipërme sipas gjykimit të tij.
- Përzgjedhja e fituesve do të bëhet përmes aplikacionit për selektim të rastësishëm të komenteve (Random Comment Picker), më datë 01.05.2022, në orën 12:00. Lista e fituesëve do të publikohet në rrjetet sociale që manaxhohen nga UNI Cosmetics.
Ju falenderojmë për besimin dhe ju urojmë fat!
www.uni-cosmetics.com