Politika e kthimeve
Ne synojmë të ofrojmë produktet më cilësore në treg dhe të jemi partnerët më të besueshëm ndaj klientëve. Shpresojmë që ju gjithmonë të ndaheni të kënaqur me produktet tona por ne gjithashtu kuptojmë se ka raste që mund t'ju duhet të ktheni ndonjë produkt.
Nëse do t'ju duhet të ktheni ndonjë produkt, ju lutemi shikoni informacionet e mëposhtme:
- Ju mund ta ktheni produktin e blerë për çfarëdo arsye.
- Kthimet duhet të bëhen brenda 14 ditëve nga data e faturimit.
- Produkti i kthyer duhet të jetë në gjendjen e tij origjinale, i pahapur dhe i papërdorur.
- Kthimi i produktit bëhet vetëm në UNI Cosmetics - Veternik. Adresa: Veternik, nr. 179, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës.
- Produkti mund të kthehet vetëm me faturën e blerjes ose kuponin fiskal dhe gjithmonë duke u bazuar në vlerën e tyre.
- Nëse ju paguani me para në dorë (Cash), të gjitha mjetet do të rimbursohen në të njejtën mënyrë dhe menjëherë.
- Në rastet kur ju paguani me kartelë bankare, të gjitha mjetet do të rimbursohen në kartelën e kreditit që e keni përdorur gjatë blerjes. Kthimi i mjeteve do të procesohet brenda 14 ditëve nga data e pranimit të produktit të kthyer.
- Në rastet kur produkti që keni blerë del në zbritje brenda 14 ditëve nga data e faturimit, atëherë ne jemi të obliguar t’ju kompensojmë shumën e diferencës së çmimit apo t’ju japim ndonjë kupon ose Gift Card (sipas përzgjedhjes suaj).
- Ne nuk e rimbursojmë koston e transportit me kthimin e produktit përveç nëse kthimi i produktit bëhet për arsye të ndonjë gabimi potencial nga ana e UNI Cosmetics.
- Nëse kthimin e produktit e bëni me ndonjë kompani postare, atëherë ne nuk marrim përgjegjësi për ndonjë humbje/dëmtim eventual të produktit nga ana e kompanisë postare. Gjithashtu, ne nuk e bëjmë rimbursimin e mjeteve para se të pranojmë produktin e kthyer.
- Kur kthimin e produktit e bëni me ndonjë kompani postare, atëherë jeni të obliguar ta paguani shërbimin e postës, në të kundërtën, produkti i kthyer nuk do të pranohet nga UNI Cosmetics.
Vetëm produktet e blera nga uni-cosmetics.com ose nga faqet tona zyrtare apo në pikat tona të shitjes mund të pranohen për kthim. Produktet e UNI Cosmetics të cilat i blini nga shitësit e tjerë nuk mund të pranohen për kthim.
Ju lutem kontaktoni shërbimin ndaj klientit nëse keni ndonjë pyetje apo sugjerim.
Politika e ndërrimeve
Nëse do t'ju duhet të ndrroni ndonjë produkt, ju lutemi shikoni informacionet e mëposhtme:
- Ju mund ta ndërroni produktin e blerë për çfarëdo arsye.
- Ndërrimet duhet të bëhen brenda 14 ditëve nga data e faturimit.
- Produkti i ndërruar duhet të jetë në gjendjen e tij origjinale, i pahapur dhe i papërdorur.
- Ndërrimi i produktit bëhet vetëm në UNI Cosmetics - Veternik. Adresa: Veternik, nr. 179, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës.
- Produkti mund të ndërrohet vetëm me faturën e blerjes ose kuponin fiskal dhe gjithmonë duke u bazuar në vlerën e tyre.
- Ne nuk e rimbursojmë koston e transportit me ndërrimin e produktit përveç nëse ndërrimi i produktit bëhet për arsye të ndonjë gabimi potencial nga ana e UNI Cosmetics.
- Nëse ndërrimin e produktit e bëni me ndonjë kompani postare, atëherë ne nuk marrim përgjegjësi për ndonjë humbje/dëmtim eventual të produktit nga ana e kompanisë postare. Gjithashtu, ne nuk e procesojmë porosinë e re para se ta pranojmë produktin e kthyer (ndërruar).
- Kur ndërrimin e produktit e bëni me ndonjë kompani postare, atëherë jeni të obliguar ta paguani shërbimin e postës, në të kundërtën, produkti i kthyer (ndërruar) nuk do të pranohet nga UNI Cosmetics.
Vetëm produktet e blera nga uni-cosmetics.com ose nga faqet tona zyrtare apo nga pikat tona të shitjes mund të ndrrohen. Produktet e UNI Cosmetics të cilat i blini nga shitësit e tjerë nuk mund të ndrrohen.
Ju lutem kontaktoni shërbimin ndaj klientit nëse keni ndonjë pyetje apo sugjerim.
Politika e produkteve të dëmtuara
Nëse pranoni një produkt që është i dëmtuar ose me defekt, mund të kontaktoni shërbimin e klientit brenda 7 ditëve nga data e faturimit për një zëvendësim.
Edhe pse ne synojmë të ofrojmë produktet më cilësore në treg dhe paraprakisht i testojmë ato në prani të kamerave, fatkeqësisht, ka raste të rralla që ju mund të pranoni ndonjë produkt të dëmtuar ose me defekt.
Nëse hasni në raste të tilla, ju lutem kontaktoni shërbimin ndaj klientit për një zëvendësim të produktit.