Volumi: është çelësi një pamje joshëse dhe luksoze të flokëve. Problemi i vetëm është se jo të gjithë jemi të bekuar me flokë të bukura dhe me volum! Por kjo nuk do të thot që nuk mund t'i shëndrroni ato në të përsosura me pak pluhur voluminoz. Pra, kur floku juaj në ditën e dytë do të duket pa jetë dhe pa volum, e tëra që do ju duhet është pak shtytje. Ne krijuam një pluhur volumizues dhe thjesht është një hibrid i shampos së thatë që do ju jep flokëve ushqim, volum dhe do detoksifikojë skalpin.
Çfarë e bënë këtë formulë aq speciale?
Pra, ashtu si tham, ky sprej volumizues është një shampo e thatë volumizuese, që do ju transformojë flokun dhe do i jep një volum të madh. I përsosur për flokë që janë me yndyrë. Pasi që është një pluhur, do ngreh flokun dhe do thith yndyrën nga to, vaj i cili tërheq poshtë flokun dhe e bën të duket pa jetë.
Por mos u brengosni, nuk do thajë flokun pasi që pikat e tea tree do ushqejnë dhe hidratojnë folikulin e qimes, largon majat e thata dhe të brishta pa u dukur të yndyrshme. Plus, tea tree është një antimikrobial i cili do pastrojë skalpin, qetëson krojën dhe zvoglon zbokthin. Përbërësi tjetër hero është balta bentonite, një baltë shëruese që do largojë helmet dhe yndyrën nga floku përderisa nxit shkëlqimin i cili është një burim i mirë i kalciumit. Në fund, ngjyra e pluhurit që do përshtatet me glokun, gjeni një hije dhe shtojeni në përzierje.
Shampo e thatë volumizuese:
Përbërësit:
- 2 lugë të mesme miell misri
- 1 lugë të mesme baltë bentonite
- 2-3 pika vaj tea tree
- Hije të syve që përshtatet me hijen e flokut.
Përzini përbërësit në një tas, pastaj vendoseni në një shihe përzierjen. Tundni para përdorimit, pastaj aplikojeni në skalp. Masazhojeni pudrën në skalp.
Source: healthbeautyspace.com