Buzëkuq i cili zgjat nga mëngjesi e deri në mbrëmje duket si një mit grimi. Pa marr parasysh se sa afatgjatë pretendon një produkt të jetë, prap se prap juve do ju duhet të rifreskoni atë brenda ditës.
Dhe kur zbuluam një truk që nuk përfshinë një buzëkuq por ju jep një ngjyrë buzëkuqi afatgjatë u habitëm, gjë e cila në fakt ka qenë një sekret i grimerëve për vite me rradhë. Ne këtë sekret e dëgjuam nga grimeri Mario Dedivanovic.
Ja se çfarë duhet të dini rreth këtijë truku të aprovuar nga të famshmit:
Hapat e trukut:
Produkti kryesor për këtë truk është një hije e syve në formë pluhuri. Të hutuar? Hija e syve është agjenti i ngjyrës dhe sigurues, vetëm mendojeni atë si një sigurues me ngjyrë në formë pluhuri. Produkti tjetër kryesor është zbutësi i buzëve, i cili vepron si një njitës që ju lejon që ngjyra e buzëve të qëndrojë më gjatë.
Përgatitni buzët: fillimisht ju duhet të krijoni një kavanac të pastër të përsosur për të aplikuar pluhurin, sa më të buta buzët, aq më bukur do duket pamja finale. Fillojmë me zhveshjen e buzëve me një scrub për të larguar qelizat e vdekura. Pastaj hidratojmë buzët me anë të një zbutësi të buzëve, i cili duhet të jetë transparent, ndryshe do ndikojë në ngjyrën përfundimtare të buzëve.
Pastroni: ky hap është shumë i rëndësishëm pasi që nëse nuk kryeni këtë hap, ngjyra nuk do jetë e qëndrueshme sa dëshironi. Lehtësisht bëni shtypje mbi buzë me një leckë për të larguar tepricën e produktit. Buzët e juaja duhet të ndjehen të hidratuara dhe jo të lagura.
Aplikoni hijen e syve: me anë të një brushe të plotë të rrafshtë, aplikoni hije të buzëve që e keni zgjedhur sipas dëshirës në buzë dhe përzieni atë. Sa më shumë që aplikoni hije, aq më gjat do të qëndrojë.
Për ngjyrë më intenzive: disa grimer rekomandojnë të aplikoni buzëkuq pas aplikimit të zbutësit për një ngjyrë më intenzive, pastaj vazhdoni me aplikim të një hije të ngjashme ose pigmente të shtypura. Për tone pjeshke ose roze, hijet e skuqësit kanë një efekt të dëshirueshëm.
Mundësia e 2: Aplikoni pudër pluhur
Ju gjithashtu mund të siguroni buzëkuqin me anë të një pudre pluhuri. Thjesht aplikoni buzëkuqin, pastaj me anë të një brushe të plotë të rrafshtë aplikoni pudrën në buzë, lejoni të qëndrojë 3-5 minuta dhe pastaj largojeni atë nga buzët me anë të buzëve. Pasi që kjo të ketë përfunduar, aplikoni edhe njëherë buzëkuqin për një shtresë finale.
Burimi: hudabeauty.com