Vitaminat SugarBearHair janë për tu lavdëruar

Përgjatë verës, e kam bërë një gabim që shumë njerëz e bëjnë të paktën një herë në jetën e tyre; i kam prerë flokët shumë të shkurtra në kundërshtim me preferencën time. Për t'i bërë gjërat edhe më të ndërlikuara, e kam bërë këtë prerje të flokëve vetëm dy javë para se të kthehesha prapa në kampus. E kam kaluar kohën duke provuar disa metoda të ndryshme për t'i rritur flokët, duke përfshirë dhe trajtimin me vaj dhe madje lëvizjen e kokës sime nga lart poshtë për 10 minuta çdo ditë. Sidoqoftë, pas disa ditëve, mu kujtuan shumë nga rutinat që mund t'i marr për të rritur flokët e mia më shpejt. Shmangja e drejtuesve dhe tharësve për flokë për të stiluar flokët e mia kontribuon në rritjen e flokëve njejtë si përdorimi i shamponit pa sulfat dhe kondicionerit. Poashtu më kujtohet suplementi madhështor që janë tabletat me biotin.

Biotina është një vitamin B që është provuar se ndikon në rritjen e flokëve dhe thonjvë më shpejt dhe më fortë. Unë i kam marr vitaminat me biotinë kur isha në vitin e parë të studimeve dhe dëshiroja që të rrisja flokët pasi që i ka lyer me një ngjyrë të tmershme. Konsumimi i rregullt i suplementeve të biotinës e ka përmirësuar gjatësinë dhe forcën e flokëve, por jo edhe aq mjaftueshëm. Kur kërkova termin "biotin" në Amazon, vitaminat e para që u shfaqën në ekran quheshin SugarBearHair. Unë kisha ndëgjuar për to më parë dhe madje isha duke e ndjekur kompaninë në Instagram për një kohë, sepse postimet e tyre ishin shumëngjyrëshe dhe të përshtatshme. Nuk ishte ashtu derisa i bleva këto vitamina dhe fillova që të shoh një dallim të theksuar në flokët e mia që e zbulova arsyen se pse personat e famshëm siç janë Kardashianët i preferojnë këto arush të kaltër aq shumë.

Unë jam shumë e kujdesshme sa i përket konsumimit të çfardo lloji të vitaminave sepse disa prej tyre përmbajnë hirrë, sojë apo xhelatinë. Hirra mund të shkaktoj probleme të tretjes, përderisa soja është provuar që sjellë disbalancë hormonale si tek meshkujt, poashtu edhe tek femrat. Këto janë posaçërisht të vërteta për karamelet e gomës, për shkak se xhelatina është e prodhuar nga produktet e dyfishta të kafshëve dhe përbërsve të tjerë të dëmshëm. Sidoqoftë, webfaqja e SugarBearHair na ka siguruar që gomat e tyre janë pa hormone, pa sojë dhe pa gluten dhe janë vegjetariane. Unë poashtu nuk kam dëgjuar asgjë përpos vlerësime të mira të këtyre vitaminave. Unë kam shikuar çdoku (Facebook, Instagram, në webfaqen e SugarBearHair si dhe në artikujt online) dhe se femrat dhe meshkujt ishin duke u shtyer rreth këtyre arushëve prej karamelesh. Kombinimi i biotinës, acidit folik dhe vitaminës C promovon flokë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme. Arushët poashtu përmbajnë vitamina të tjera siç janë vitaminat D dhe B-12 (për të cilat kam nevojë më shumë) që më bëjnë të ndjehem më e shëndetshme poashtu.

Kam filluar të marr vitamina të SugarBearHair një muaj më parë dhe ngadal kam filluar që të shoh përmirësimet në forcën dhe gjatësinë e flokëve. Unë gjithashtu kam dëshirë që të zgjohem në mëngjes dhe të fus në gojë dy arush; që ndikon pozitivisht që të filloj ditën time. Arushët e SugarBearHair kanë shije manaferrash dhe ndjenë kënaqësi kur i konsumon ato. Çdo kuti përmban 60 arush (çdo ditë nga dy, që do të thotë që një kuti zgjatë 1 muaj).

Vitaminat e SugarBearHair janë duke e marr dhenë në mediat shoqërore dhe në kabinetin tim. Përbërësit e saj natyral, pa përmbajtje nga kafshët, në fillim më morën vëmendjen, por rezultatet treguan se ia vlen barra qiranë edhe për mua por edhe për mijëra njerëz të cilët kanë bërë vlerësime në internet. Asgjë nuk më ngrohë zemrën time më shumë se sa shikimi para dhe pas fotove. Do të kisha dashur ta bëja të njejtën, por isha shumë e trishtuar rreth gjatësisë së flokëve të mia një muaj para se të bëja foto. Flokët e mia janë rritur rreth 2.5cm prej se i kam prerë ato për herë të fundit, kur e dijmë që flokët normalisht rriten mesatarisht 1 deri në 1.5cm në muaj. Natyrisht, faktorët e tjerë kontribuojnë në rritjen e flokëve siç janë përdorimi minimal i nxehtësisë për të stiluar flokët si dhe nga përdorimi i shamponit pa sulfat. Por, unë mund definitivisht të them se këto arush karameleje m'i kanë përmirësuar flokët dhe kështu më në fund ndihem rehat me to përsëri. Kërkoj ndjesë, nanë, unë jam duke folur rreth atyre vitaminave të flokëve përsëri.

 

*Ky produkt mund të gjendet tek pikat shitëse të UNI Cosmetics.

UNI Cosmetics Blog i dedikohet tërësisht promovimit të temave rreth flokëve, grimit, thonjve, trupit, modës dhe shumë temave të tjera edukative. Të gjitha temat, videot, fotot realizohen me një përkushtim të madh, duke angazhuar profesionistë nga secila fushë, me qëllim që t’ju ofrojmë një udhëzues për stilin tuaj të përditshëm!