Dylli më i mirë për rregullim të vetullave për një pamje të plotë

Vetullat e mëdha me gëzof janë madhështore, por gjetja e produkteve mjaftueshëm të fuqishme për t'i mbajtur ato mund të jetë një gjë e vështirë. Shtypni: dyllë për vetulla.

Kur dëshironi që vetullat tuaja të kenë atë pamje që e sfidojnë gravitetin, nganjëherë kërkimi për një gell standard për vetulla mund të mos jetë i mjaftueshëm. Kjo është arsyeja se pse, siç duket, markat e grimit lansohen në treg gjithandej. Ne nuk jemi duke folur rreth asaj se çfarë lloji i dyllit përdoret për heqjen e flokëve; ne jemi duke folur rreth një kategorie të tërë të produkteve për rregullim vetullash të frymëzuara nga truku i sapunit për vetulla.

Përbërësit e dyllit për vetulla mund të dallojnë nga produkti në produkt, por një gjë që ato të gjitha e kanë të përbashkët është se ato janë shumë më të fuqishme se sa një gell mesatar për vetulla. Kjo është arsyeja se pse, sipas kimistit të kozmetikës Ginger King, disa nga këto produkte kanë në fakt përmbajtje të bazuar në sapun dhe kështu nuk janë të tretshme nga (të cilat nuk treten kur djerrësiteni). Produktet e tjera, ashtu siç shpjegon kimisti i kozmetikës Ron Robinson, përmbajnë "dyllë që mund të formojnë mbajtje më të fuqishme në vend të formuesve shtresues që përdoren në gell."

Procesi i aplikimit është përfundimisht i ngjajshëm se çka do të bënit me gellin e zakonshëm për vetulla; sidoqoftë ju duhet të jeni më e vëmendshme dhe të pregatiteni më mirë. "Këshilla ime është që së pari të bëjmë dhe t'i rregullojmë vetullat me brushë para se të aplikoni dyllin; kjo gjë ndihmon që të shihni hapësirat kur mund t'i mbushni kur është e nevojshme," këshillon artistja e grimit, Lennie Billy. "Para se të bëhet dylli i fortë, sigurohuni që t'i formësoni ato ashtu siç dëshironi." Sepse, në momentin që dylli i vetullave forcohet, qimet qëndrojnë në vend për orë të tëra.

Revolution Beauty Soap Styler, ashtu siç sugjeron edhe emri, është dizajnuar specifikisht si rezultat i trendit të bërjes me sapun të vetullave, prandaj ju e dini do të duhej të ishte efektiv për të arritur vetulla të drejta, me gëzof. Dhe duke e patur parasysh se kjo kushton më pak se sa transporti i një dreke, nuk ka asgjë për të humbur kur vendosni që të blini këtë produkt magjepës.

 

Burimi: allure.com

UNI Cosmetics Blog i dedikohet tërësisht promovimit të temave rreth flokëve, grimit, thonjve, trupit, modës dhe shumë temave të tjera edukative. Të gjitha temat, videot, fotot realizohen me një përkushtim të madh, duke angazhuar profesionistë nga secila fushë, me qëllim që t’ju ofrojmë një udhëzues për stilin tuaj të përditshëm!