Udhëzimi i juaj i përfunduar për format më të mira të thonjve që janë në skenë

Tung "skoval," përshëndetje "balerina."

Hyrja në sallon ondulimi mund të ndjehet si hyrje në një fushëbetejë. Varësisht në madhësinë dhe formën e thonjve, mund të ndjehet se ka më shumë kufizime sesa mundësi. Qoftë nëse është stresuese që thonjt tuaj janë shumë të shkurtër për një ngjyrë të errët, apo dëshira që stili i juaj i jetës mundëson një stil stiletto mani á la Cardi B, përzgjedhje e formës mund të nënkuptoj një betejë në mes të asaj se çka dëshiron dhe asaj se çka do të kërkoni. Pra, ju përqëndroheni në formën "skoval" apo "terren", pa e ditur me të vërtetë se çka jeni duke marr. "Këto dy forma nuk ekzistojnë në botën time," thotë themeluesja e Art Nail NYC Sataya Stone.

Në vend të këtyre formave, ajo preferon modifikimin e stileve të provuara dhe të vërteta, siç janë katrori i vërtetë apo forma rrethore. Së bashku me Stone, ëe konsultuam ekspertët me famë të thonjve Mazz HannaBrittney Boyce dhe Elle për të diskutuar lidhur me trendet moderne të formave të thonjve. Ato na shpjegojnë se ku të jemi specifik rreth stilin tuaj të thonjve (me përzgjedhjet e tyre të nuancave dhe këshillave të artit) prandaj ju mund të kërkoni formën tuaj të re për thonj me vetëbesim.

Bajamet

Pamje: Forma ovale që vie tek pika e butë.

Gjatësia: Edhe Stone edhe Boyce pajtohen që kjo formë duket më së miri në thonjt mesatarisht të gjata. “Ndihmojnë në zgjatjen e gishtave tuaja, duke i bërë ato të duken më të holla," shton Boyce.

Nuanca: Stone thotë se dallimi kryesor në mes të formës së bajameve dhe stiletto është se bajamet "do t'i ketë tri skaje të ndryshme" të bëra nga dy anët dhe pika. Ngjyra neutrale mund të shtoj pop tek dimenzionet e fotos. Boyce shtoi një maje dy-tonëshe tek pamja minimaliste, më poshtë.

Katrore

Pamja: Duket saktësisht ashtu siç tingëllon, me skaje të drejta dhe të mprehta, në formë katrore në maje të tyre.

Gjatësia: Kjo përshtatet me një thua më të shkurtër për minimizuar kështu formën konike.

Nuanca: Stone e kundërshton mitin që ngjyrat e errëta nuk janë të dizajnuara për thonjt e shkurtër. "Nuk shkojnë ngjyrat e errëta për thonjt e shkurtër sepse i bën ato të duken më të shkurtra," thotë Stone. "Por unë kam klientë të cilët do t'i përdorin vetëm ngjyrat e errëta me thonj të shkurtër." Ajo thotë, përpos tjerash, stina mund të diktoj nuancën më shumë se gjatësinë.

Ovale

Pamja: Thoi me formë rrethore, me skaje që lakohen përmbrenda. “Kjo është një formë klasike dhe duket madhështore në të gjitha gjatësitë e thonjve," thotë Boyce.

Hanna i bën jehonë kësaj dhe pohon një gjë që duhet të mbahet në mend nëse dëshironi të lëvizni para me këtë formë: "Është tepër me rëndësi që t'i mbani thonjt tuaj të fortë nëse janë ovale sepse ato kanë gjasa shumë të mëdha të thyhen tek majet," thotë ajo. Ajo shpjegon se kjo është si rezultat që pllaka e thoit zakonisht limohet në një formë më të hollë me përkrahje më të vogël tek anësoret.

Gjatësia: Edhe pse pamjet ovale duken madhështore në të gjitha gjatësitë, preferohet nga to thonjt me gjatësi mesatare dhe shtretërve të ngushtë të thonjve. Stone përmend atë që klientët me thonjt më të shkurtër mund të bëhen ovale nëse ato i rrisin manin jashtë.

Nuanca: Hanna thotë që arti për thonj duket posaçërisht i bukur tek thonjt oval dhe sugjeron një pamje minimaliste duken si hapësira negative apo manikyr francez. Jeni duke menduar t'i bëni të gjitha me ngjyrë?

 

Burimi: elle.com

UNI Cosmetics Blog i dedikohet tërësisht promovimit të temave rreth flokëve, grimit, thonjve, trupit, modës dhe shumë temave të tjera edukative. Të gjitha temat, videot, fotot realizohen me një përkushtim të madh, duke angazhuar profesionistë nga secila fushë, me qëllim që t’ju ofrojmë një udhëzues për stilin tuaj të përditshëm!