Çka është vaji i arganit dhe pse duhet ta përdorni për flokët tuaja?

“Vaji i mrekullisë.” “Ari i lëngët.” Vaji i arganit ka emërtime të ndryshme, dhe është një MVP i botës së bukurisë. Nëse jeni duke hamendësuar pse - dhe, poashtu, çka është vaji i arganit - këtu është tregimi prapa: Vaji i arganit buron nga arrat a arganit, të cilat (befasojnë) rriten në pemët e arganit, të cilët zakonisht gjenden në rajonin jugperëndimor të Marokut. Mund të marr disa ditë për të nxjerrë një litër të vajit të arganit, për shkak se bërthamat e arganit të arrave mund të largohen nga gëzhoja dhe të futen ndër dhe me dorë.

Por puna - dhe pritja - ia vlen. Përfitimet e vajit të arganit për flokët vijnë nga lista e përbërësve të dobishëm dhe antioksidantëve, siç janë vitamina E, acidi ferulik dhe acidet yndyrore. Kjo ndikon që ajo të jetë një përbërës me ushqyerje të thellë (dhe kështu një hidratues potent për flokë) dhe mbrojtës, për shkak se antioksidantët janë linja e parë e mbrojtjes kundër agresorëve siç janë rrezet UV dhe ajri i ndotur. Vaji i arganit në flokë jo vetëm se do të përmirësoj hidratimin e saj, por poashtu i sjellë asaj shkëlqim të shëndetshëm pa marr parasysh se si dëshironi ta përdorni atë. Më poashtë mund t'i shihni disa mënyra për të korrur dobitë e vajit të arganit për flokët.

Shamponi Argan

Njëra ndër përfitimet e mëdha të vajit të arganit për flokët është aftësia hidratuese, e cila e bën atë një përbërës gjenial në shampon. Agjentët pastrues në shamponët mund nganjëherë të funksionojnë pak më mirë në flokët e thata ose të dëmtuara, duke e bërë atë subjekt të elektrizimit. Shamponi me vaj argani, në anën tjetër, përdorë vajin e arganit për të shmangur çfardo tharje, duke e mirëmbajtur lëmimin e flokut dhe shkëlqimin gjatë pastrimit të tyre.

Kondicioneri me vaj argani

Kondicioneri është një kombinim i qartë i vajit të arganit, falë përbërësve të tij kondicionues. Mundësia e vajit të arganit për të ushqyer dhe hidratuar flokët sjellë fuqi ekstra tek kondicioneri i juaj mesatar - dhe kjo do të thotë që kondicioneri i vajit të arganit është i dobishëm posaçërisht për flokët e dëmtuara apo të elektrizuara.

Më shumë opcione për lloje të ndryshme të flokëve:

Përpos shamponi me vaj argani, kondicionerit me vajt argani dhe trajtimeve të flokëve me vaj argani, ka edhe mënyra të tjera për marr përfitimet e vajit të arganit në flokë. Varësisht se si dhe kur të përdoren ato - dhe, natyrisht, se çka ju nevojiten flokëve - ju mund të arrini shumë me këtë vaj mrekullie:

Nëse keni flokë të dëmtuara, provoni si një kondicioner para shamponit:

15 deri në 30 minuta para se të hidheni në dush, pregadisni flokët tuaja duke i shpërndarë disa pika të vajit të arganit përgjatë tyre. Masazhoni atë në lëkurën e kokës me një lëvizja qarkuese për të stimuluar gjëndrat e flokut, dhe pastaj krehni ato për të mbështjellur gjatësitë e mesme deri tek majet e flokëve. Jo vetëm që i zbutë dhe i hidraton, por vaji poashtu mbron flokët delikate apo të dëmtuara nga formulat e shamponëve të vrazhdë. Shpëlani me një shampon dhe kondicioner për flokë të dëmtuara.

Nëse keni flokë të elektrizuara, provojeni si serum për flokë të lëmuara:

Vaji i arganit është mënyra e përsosur për të zbutur flokët që fluturojnë dhe që janë të elektrizuara. Ju mund të përdorni hidratuesin për flokë para se të thani flokët për të minimizuar dëmtimin e flokut dhe për t'i bërë ato të duken të lëmuara. Vetëm aplikoni disa pika në flokët e lagura para se ti thani ato. Vaji i arganit mund poashtu t'i bëjë flokët elektrizuara të fluturojnë kur ato janë të thata. Aplikoni disa pika për të patur flokë të lëmuara dhe shkëlqimit.

 

Nëse keni flokë të thata, provojeni si përforcues kondicioner:

Kondicioneri e bën saktësisht se ka nënkupton emri: ai kondicionon. Por nëse keni flokë të thata, ju mund të shndërroni kondicionerin më një kondicioner të thellë me vaj shtesë argani. Thjesht, shpërndani kondicionerin në flokët tuaja ashtu siç e bëni zakonisht, shtoni disa pika të vajit të arganit dhe përzieni atë së bashku. Derdhni kombinimin në flokët tuaja dhe leni ato të të thithen në tre deri në pesë minuta. Kur i shpëlani, flokët tuaja do të ndihet më e butë dhe më e lëmuar.

 

Burimi: garnierusa.com

UNI Cosmetics Blog i dedikohet tërësisht promovimit të temave rreth flokëve, grimit, thonjve, trupit, modës dhe shumë temave të tjera edukative. Të gjitha temat, videot, fotot realizohen me një përkushtim të madh, duke angazhuar profesionistë nga secila fushë, me qëllim që t’ju ofrojmë një udhëzues për stilin tuaj të përditshëm!