Udhëzimet e Hailee Steinfeld për një lëkurë të shkëlqyeshme dhe grim...

Hailee Steinfeld është diçka si bukuri pastruese. Pa marr parasysh se në çfarë skaji të botës gjendet ajo, apo se në çfarë epoke ajo është duke kanalizuar por rolin e saj më të fundit, ajo është duke e ndërtuar lëkurën e saj dhe repertoarin e grimit. Ajo madje siguroi perlat e mençurisë derisa ishte duke luajtur poetin e famshëm Emily Dickinson në Apple TV + shfaqja Dickinson, e cila fillon sezonën e dytë muajin e ardhshëm. “Është pa dyshim shumë minimale, por një gjë që është argëtuese është mësimi i këshillave dhe truqeve nga vitet 1800,” shpjegon Steinfeld. “Ato do t'i merrnin manaferrat dhe përdorni atë si njollë për buzë (apo) për një ngjyrë të vogël në faqet tuaja.” Në vitin 2020, Steinfeld është duke tregtuar lëngje frutash për nuancat e buzëve të markës Victoria Beckham Beauty, përpos fshehtësive të tjera të bukurisë. Këtu, aktorja, këngëtarja dhe shkrimtarja e teksteve e ndan me ne rutinën e saj të përkujdesjes ndaj lëkurës si dhe qasjes minimaliste të grimit.

Pas pastrimit të fytyrës së saj, Steinfeld e pregatitë fytyrën e saj me maskën Kora Organics Noni Glow, duke e lënë atë ashtu për një periudhë prej jo më pak se 10 minutash derisa është duke e pirë jogurtin të madhësisë së madhe. “Unë kam punuar përgjatë tërë jetës sime, dhe kështu kam udhëtuar dhe kam patur rastin që grimin të ma bëjnë artistët e ndryshëm nga e gjithë bota në mënyra të ndryshme, duke bërë teknika të ndryshme," shpjegon Steinfeld. “Mendoj që është bërë gjithnjë e më shumë e rëndësishme për mua, por unë kam qenë me të vërtetë e obsesionuar për përkujdesjen ndaj lëkurës sime dhe jam siguruar poashtu që është më e mira e mundshme.” Më pas, ajo aplikon një hidratues me shtresë të pasur La Mer, të cilën ajo e preferon shumë sepse "qëndron shumë mirë" ndër bazën e saj dhe një sasi të konsiderueshme të kremit kundër rrezeve të diellit EltaMD, duke e përcjellur me këshillën numër një të dhënë nga nëna e saj. “Ajo gjithmonë me ka thënë, që nga fillimi: qëndro larg rrezeve të diellit!” thotë Steinfeld.

Për të krijuar një ten shkëlqyes, Steinfeld i kombinon dy baza Giorgio Armani’s Luminous Silk Foundations, pastaj e përdorë mbuluesin NARS Creamy Concealer për një mbulim ekstra. Pastaj, është koha për konturë. “Unë e kam stërbërë këtë shumë herë, dhe kjo nuk është kurrë një gjë e mirë.” thotë Steinfeld duke qeshur derisa është i lyer me kujdes mollëzat e saj. “Do t'i mbaj ato të lehta, të freskëta dhe me shkëlqim.” Për të shtuar ngrohtësi tek teni i saj, ajo e futë gishtin e saj tek shkëlqimi kremoz, dhe e vendos atë tek mollëzat përgjatë qepallëve, para se t'i vijëzoj dhe t'i lëmoj buzët e saj me nuancën Victoria Beckham Beauty’s rosy Lip Tint.

Pas përfundimit të buzëve, ajo vazhdon me dredhimin e qerpikëve të saj duke i bërë ato me maskarë “bën mrekulli, apo jo?” ajo pozon, duke e çmuar flokët e saj të bëra me tharëse për flokë. Ajo pastaj e vendos aromën YSL’s floral Libre për të kompletuar kështu rutinën e saj “Kjo, zonja dhe zotërinj edhe pamja ime ditore!”

 

Burimi: vogue.com

UNI Cosmetics Blog i dedikohet tërësisht promovimit të temave rreth flokëve, grimit, thonjve, trupit, modës dhe shumë temave të tjera edukative. Të gjitha temat, videot, fotot realizohen me një përkushtim të madh, duke angazhuar profesionistë nga secila fushë, me qëllim që t’ju ofrojmë një udhëzues për stilin tuaj të përditshëm!