A keni humbur flokë rrishtazi? Kjo mund të jetë arsyeja

Nëse keni qenë duke e vështruar brushën tuaj apo pjesën ku derdhet uji në kanalizim që gjendet në kadë dhe të jeni ndjehur se keni humbur shumë flokë kohëve të fundit, mos u dëshpëroni. Një studim i bërë rrishtazi dhe i publikuar në revistën British Journal of Dermatology, sugjeron se rënia e më shumë flokëve gjatë stinës së verës dhe vjeshtës është diçka normale.

Një model stinor i humbjes së flokëve është dyshuar një kohë të gjatë; është vëzhguar në mënyrë anektotale dhe është dokumentuar në studimet e mëhershme. Por ato studime janë fokusuar në vetëm një lokacion demografik ose gjeografik, prandaj nuk ka qenë e mundur të dijmë nëse këto të gjetura vlejnë për secilin.

Hulumtuesit në Universitetin Johns Hopkins dhe Universitetin Washington e kanë ndryshuar atë duke i përpiluar të dhënat nga platforma Google Trends nga tetë shtete, në katër hemisfera, me shkallë të lartë të kërkimit të termit "rënie të flokëve". Ata kishin kërkuar një vëllim të kërkimit nga viti 2004 deri në vitin 2016, dhe i kishin krahasuar të dhënat muaj për muaj dhe stinë për stinë.

Përgjatë tetë shteteve, rezultatet ishin të njejta: njerëzit kishin kërkuar në internet duke përdorur fraza që ndërlidhen me humbje të flokëve më shpesh gjatë stinës së verës dhe vjeshtës krahasuar me stinën e dimrit dhe të pranverës. Gjetjet janë relevante tek doktorët dhe pacientët e të cilëve ankohen rreth rënies së flokëve në këto dy stinët, thonë autorët, dhe mund të jetë e dobishme në vlerësimin se sa efektive disa terapi të caktuara janë në trajtimin e kësaj problematike shëndetësore. Por më shumë hulumtim rreth kësaj është e nevojshme, për të përcaktuar saktësisht se pse kjo gjë ndodhë - dhe se sa duhet njerëzit të kujdesen.

“Rritje e pjesshme e vëllimit të rënies së flokëve gjatë stinës së verës dhe vjeshtës është diçka normale,” bashkë-autori Dr. Shawn Kwatra, asistent profesor i dermatologjisë në Universitetin John Hopkins të Shkollës së Mjekësisë, thotë për Health. “Kjo është spekulative, por nga prespektiva evolucionare, njëra nga rolet e rënies së flokëve është që të sjellë ngrohtësi," thotë ai. “Kjo do të ishte më pak e nevojshme gjatë muajve të verës.”

Tendenca për të rritur kote më të trasha gjatë stinës së dimrit dhe bien gjatë verës—poashtu është dokumentuar në shumëllojshmëri të kafshëve, duke përfshirë majmunët, macet, qentë dhe devet. Tek njerëzit, rënia stinore e flokëve është raportuar të ketë ndodhur më shumë të gratë se sa tek burrat, thotë Kwatra, edhe pse studimi i tanishëm nuk ka mundur të ndaj kërkimet e Google në bazë të gjinisë.

Në bazë të Akademisë Amerikane të Dermatologëve, është normale që të humbni 50 deri në 100 fije floku në ditë. Vërejtja e pakëz më shumë flokëve në pjesën e kadës kur rrjedhë uji nuk ka pse t'ju shqetësoj, thotë Kwatra, posaçërisht nëse është gjatë muajit me mot të ngrohtë.

Por nëse këto fije ekstra janë të mjaftueshme për t'ju frikuar, apo nëse ju dërgojnë tek Doktori Google - mund të jetë e dobishme që ta shqyrtoni këtë me mjekun tuaj. Rreth 40% e amerikanëve vuajnë nga rënie e flokëve të padëshiruara, dhe shumë gra njejt si burrat do të vërejnë një rritje të rënies së flokëve kur fillojnë të plaken.

Përpos stinës, rënia e flokëve mund të shkaktohet nga një ngjarje stresuese (siç është lindja e fëmiut apo ethet), humbja e peshës deri 9kg, apo ndryshim të medikamenteve kundër lindjes. Faktorët si dieta, trashigimia dhe nivelet tiroide mund të luajnë një rol poashtu.

Fatmirësisht, jo të gjitha rëniet e flokëve janë të përhershme dhe mjeku i juaj mund ta ketë të mundur për të sugjeruar mjetet juridike—siç janë suplementet apo trajtimet tropikale—që mund të ndihmojnë për të ngadalësuar këtë proces. Rënia e konsiderueshme e flokëve mund poashtu të tregoj edhe një çështje shëndetësore, thotë Kwatra, prandaj është e rëndësishme që të kontrolloheni nga një profesionist.

 

Burimi: time.com

UNI Cosmetics Blog i dedikohet tërësisht promovimit të temave rreth flokëve, grimit, thonjve, trupit, modës dhe shumë temave të tjera edukative. Të gjitha temat, videot, fotot realizohen me një përkushtim të madh, duke angazhuar profesionistë nga secila fushë, me qëllim që t’ju ofrojmë një udhëzues për stilin tuaj të përditshëm!