Takoni artisten që përdorë teknikën e vjetër 100-vjeçare...

Preokupimi i Rachel Portesi me flokët është i dendur. Artistja përshkruan flokët e saja të "gjata, lukse dhe të bukura. Çdo person i cili prenë flokët e mija e thotë këtë gjë," thotë ajo. "Dikush madje ka provuar për të blerë derisa ishim në Dunkin’ Donuts.”

Portesi ka prejardhje italiane dhe irlandeze (ajo në fakt, në momentin që po flasim, është duke pritur për rezultatet e testit të origjinës), po identifikohet më shumë më anën italiane. Nëna e saj poashtu kishte flokë të gjata, dhe kjo është kur gjërat bëhen të hidhura. "Ajo në fakt më ka braktisuar mua që kur isha nëntë vjeçe," shpjegon Portesi. “Unë nuk e kam parë më atë një kohë të gjatë.”

E tërë ajo çka flokët e femrave ndjellin - një ngatërrim i tensionuar i seksualitetit, gjinisë, vet-identitetit, pronësisë, represionit dhe konfirmimit - është fokusi i serive të fundit të Portesit, “Portretet e flokëve” e cila është një ekspozitë në Qendrën për Art dhe Muzeun Brattleboro në Vermont këtë fundjavë. Në fotografitë e saj, të cilat kanë një dukje antike, artistja i formëson dhe gdhendë flokët e motrës së saj, duke e sfiduar kështu gravitetin dhe çdo nocion tjetër se si duhet të duken ato. Portesi i modelon ato në krijime fantastike, duke i lidhur me lidhëse në elemente natyrale si gjethet e rrudhosura, dredhjet dhe gjethet tropikale. Rezultati është një koleksion i fotografive të cilat të argëtojnë me intimitet dhe me papritshmëri.

 

Burimi: vogue.com

UNI Cosmetics Blog i dedikohet tërësisht promovimit të temave rreth flokëve, grimit, thonjve, trupit, modës dhe shumë temave të tjera edukative. Të gjitha temat, videot, fotot realizohen me një përkushtim të madh, duke angazhuar profesionistë nga secila fushë, me qëllim që t’ju ofrojmë një udhëzues për stilin tuaj të përditshëm!